Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Një 52-vjeçar është përplasur për vdekje në Sukth nga një mjet tip Toyota, me drejtues një 47-vjeçar.
“Në orët e para të mëngjesit, në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës mjeti tip Toyata, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin G.H., 52 vjeç,”-njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...