Zuri vendin e Berishës/ Deputeti i dënuar për ‘shpifje’ dhe “keqpërdorim të...

Zuri vendin e Berishës/ Deputeti i dënuar për ‘shpifje’ dhe “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”

119
0
Shares

Ka zëvendësuar në parlamentin e Shqipërisë, ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe CV-ja e tij ka lënë me gojë hapur këdo.

Niveli i deputetëve me kohë është kuptuar pa qenë nevoja aspak ti dëgjojmë të flasin në foltore ato pak që marrin guximin ndërkohë që herë pas here jemi njohur edhe me CV-të e tyre.

Instituti i Studimeve Evropiane ka pubikuar CV-në e njërit prej deputetëve, Kostaq Papa, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Sa i përket eksperiencave në punë,  deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar, Koordinator universitar, Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit, përfshirë institucionet ku ka punuar si edhe periudhat përkatëse.

Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, Papa shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

CV-ja e tij po bën xhiron e rrjetit për shkak të “eksperiencave” dhe “aktiviteteve” të tij “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

Sot ai është deputet në Parlamentin Shqiptar dhe përfaqëson opozitën e re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, i 45-ti në radhë.

Njëkohësisht ai është edhe kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar. Kostaq Papa bën të ditur se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe për këtë ai ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.

Gjithashtu provohet se në vitin 2003 është dënuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “shpifje” ndonëse Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2017, deputeti i opozitës së re figuron i pastër. Ndërsa në formularin e vitit 2019, të kërkuar nga KQZ që do t’I jepte mandatin e deputetit,  Papa ka deklaruar dy dënimet shtuar kësaj edhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, në këtë rast ka fshehur të dhënat e dënimeve të tij kur ka kandiduar, ndërkohë që në formularin e dytë ai i ka zbuluar po vetë dënimet, ai rrezikon mandatin e deputetit./faxnnews

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY