Shqiperia ka shenuar golin e trete e te katert ne min 78 permes Roshit dhe ne minuten e 82 permes Cikalleshit duke kaluar ne avantazh pas barazimit qe realizoi Islanda vetem pak minuta pas golit te dyte shenuar nga Hysaj.
Me heret:
Shqiperia shenoi golin e dyte ndaj Islandes duke tejkaluar barazimin qe ndodhi ne minuten e 46. Elsed Hysaj ka shenuar ne minuten e 51, duke kaluar ne avantazh Shqiperine. Po Sigurdson ka barazuar ne minuten 57.
Shqiperia ka shenuar golin e pare ndaj Islandes duke kaluar ne avantaH. Ka qene nje sulm i skuadres shqiptare qe eshte finalizuar nga Dermaku. Ne min 31 dermaku ka shenuar per kuqezinjte permes nje goditje me koke.
Ndërkaq skema e lojës për Shqipërinë është, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht.
Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër. Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.
Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj do të kenë peshën e vendosjes së ekuilibrave. Në sulm, është preferuar autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, do të jetë Manaj, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertën franceze.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/