Policia e Korçës ka arritur të zbardhë një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Mësohet se një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur, identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J.H, 28 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin I.H, 48 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë, po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J.H.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/