Gert Bogdani largohet nga PD, Basha emeron sekretarin tjeter, emer i ri...

Gert Bogdani largohet nga PD, Basha emeron sekretarin tjeter, emer i ri ne PD

267
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, zoti Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.

Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Kryetari Basha ka emëruar zotin Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Zoti Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.

cv e Arben Kashahut

Profesioni: ​​

Jurist

Ditëlindja: ​​

01 Shkurt 1977

Kombësia: ​​

Shqiptar

 

Arben Kashahu është jurist me një eksperiencë të gjerë e të suksesshme. Në karrierën e tij profesionale ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese. Disa nga këto pozicione janë: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian (2005 – 2010), Partner menaxhues i firmës ligjore Prizm (2010 – 2017, 2018 – aktualisht), Drejtor i Departamentit ligjor pranë PëC në Shqipëri dhe Kosovë (2017 – 2018), Këshilltar ligjor e strategjik i shumë  organizateve dhe shoqërive ndërkombëtare (2010 – aktualisht).

Arben Kashahu është angazhuar hershëm në forumet dhe strukturat e Partisë Demokratike. Ai ka qenë pjesë e ekipeve që kanë dhënë asistencë ligjore dhe kontribuar për formulimin e politikave të PD. Kashahu ka një përvojë të cmuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka drejtuar suksesshëm ekipinnegocues të qeverisë Shqiptare të Marrëveshjes së StabilizimAsocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Një përpjekje të vecantë Kashahu i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet dhe shtetet anëtare të BE. Eksperienca e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare përfshin edhe bashkëpunimin dhe këshillimin për organizata ndërkombëtare publike dhe private.

Arbeni është një autor dhe bashkë-autor i disa botimeveprofesionale.

Arbeni ka lektuar në disa universitete në Shqipëri dhe ka qenë folës në shumë aktivitete ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY