FOTO/Sherri i madh në ish-Bllok, qytetarët tregojnë tmerrin: Pati të shtëna

FOTO/Sherri i madh në ish-Bllok, qytetarët tregojnë tmerrin: Pati të shtëna

173
0
Shares

Një sherr i madh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “The Code” në zonën e ish-bllokut. Nga informacione jo zyrtare, thuhet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda ambienteve të lokalit.

Nga dëshmitë e qytetarëve, raportohet se ka patur dhe të shtëna me armë. Nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim, duke e mohur ngjarjen. Ndërhyrja e FNSH ka parandaluar përshkallëzimin e sherrit. Janë disa persona të arrestuar dhe të shoqëruar.

JOQ ka siguruar pamjen e arrestimit të një personi, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Siç duket edhe nga pamjet, Shqiponjat kanë nxjerrë nga makina “fortin” me Audi, i cili në momentin e ndalimit nga Policia ishte në vendin e pasagjerit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY