Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flashe plazhi!

08/09/2019
ARTAN FUGA/ Tani luftë klasash në bashki…, kush do të jetë karrocieri i fshatit!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artan Fuga

Byreku ne plazh është një sinfoni më vete.
Trondit edhe vendasit, edhe shqiptarët jashtë kufijve, edhe turistët nga Europa Qendrore që vijnë si në jerm te sporteli i byrektores dhe kërkojnë të blejnë “byker”, “byker”.
Vijnë ashtu sikurse janë, me lëkurën e bardhë të trupit; me këmbët e gjata që përfundojnë në shputa të futura në sandalle me rripa. Trupat gjak nga skuqja prej diellit.
“Byker!”
Byreku është një diversitet kulturor.
Ushqimi ditor i njeriut në rrugë, me të ardhura të pakta. Rivalizojnë tre lloje byreqesh.
Byreku tradicional i Durrësit dhe i plazhit. Me petë të holla dhe formë trekëndëshi barabrinjës, me përmasa të vogla, paksa i dendur në brumë, disi i trashë, është ose edhe i formatit më të madh, por më i hollë. Ka byrektore buzë xhadesë së plazhit ku petët tëhollen aty nga një brumë i bardhë dhe nga duar të shkathta e të fuqishme zonjash me gishta të gjatë dhe me lëkurë të rregjur. Këta kanë edhe klientët më të shumtë. Byreqet autoktonte janë me mbushje të ndryshme, dallojnë ata me gjizë ose me djath, pastaj ka edhe me domate e me qepë, me mish, si edhe me spinaq.
Kurse lloj i dytë është byreku i shtëpisë si i thonë. Ai zakonisht ka formën drejtkëndëshe ose të rrumbullakët, është një byrek i madh ku pjesët priten me thikë përpara syve të klientit. Eshtë pak më i ujshëm se byreku autokton tradicional, pra më i rëndë. Ka më shumë përmbajtje brenda tij dhe petët janë të hapura gjerë e të mbivendosura përzjerë me shtresa mbi njera tjetrën. Ky lloj byreku është më shumë me spinaq, djath, mish.
Këtë byrek si edhe atë të parin e konkuron byreku i ardhur nga vise të largëta shqiptare. Me brumë më të trashë, jo aq me petë. Shpesh herë ai e ka gjizën ose domaten përsipër, si edhe ka forma të spërdredhura.
Picat, ku tregun e përmbysin ato që vijnë nga guzhina e lokalit me emrin çuditërisht : Rexhep Taip Erdogan, byreqet, sufllaqet, si edhe të ëmblat ku piketohen bakllavatë, kadaifrat, sheqerparet, formojnë ushqimin e ditës për mijëra e mijëra njerëz që shtyjnë ditën me pak lekë për ushqim.
…

Tags: artan fugaplazh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.