DETAJE/Vdekja e punëtorëve në Tiranë, policia arreston pronarin e skelave

DETAJE/Vdekja e punëtorëve në Tiranë, policia arreston pronarin e skelave

122
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person është ndaluar  për ngjarjen e ndodhur disa javë më parë ku humbën jetën dy punëtorë pasi u rrëzuan nga skela. Petrit Syla, administratori,  është arrestuar ditën e sotme nga policia. Syla mësohet se po kthehej nga një dasëm në Lezhë.

Policia ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë këtë shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtor.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

P. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy puntorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY