Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryetarja e LSI-së thirrje shqiptarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve

06/09/2019
Thirrja e Kryemadhit : Hidhni kartat e partisë, protestoni për fëmijët tuaj. O sot o kurrë…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ne 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie iu drejtua me një thirrje të fortë qytetarëve shqiptarë, ndërsa kërkoi prej tyre të braktisin menjëherë qendrat tregtare të oligarkëve dhe pazaret t’i kryejnë në dyqanet e lagjeve.

“Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që ushqimet e tyre të përditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre: Unë I bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla”-theksoi Kryemadhi.

Pjesë nga fjala:
“Si socialistë demokratë ne jemi munduar ta bëjmë këtë dhe më parë, kryesisht me iniciativa parlametare, por të jemi të sinqertë nuk ja kemi dalë. Ndryshe nga Rilindja edhe kur kemi qeverisur me ta,kemi insistuar për arsim falas,sepse arsimimi i të rinjve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme.

Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncesion në kurriz të pasurisë së shqiptarëve. Sepse këto janë parimet tona bazë. Ne kemi mbështetur çdo iniciativë në ndihmë të personave në nevojë,sepse kjo është busulla jonë e orientimit.

Po ku jemi sot?Sot ne nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë në pushtet, ndaj sot s’mund të pranojmë të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizotërojnë dëshirat dhe epshet paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur ti bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për të ti hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama.

Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që ushqimet e tyre të përditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre: Unë I bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla.

Të mos përdorin taksitë e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksitë që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë.

Tags: KryemadhiMonikashqipetarevethirrje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.