SKANDAL/ Në Tropojë të vdekur, të burgosur dhe emigrantë marrin ndihmë ekonomike

SKANDAL/ Në Tropojë të vdekur, të burgosur dhe emigrantë marrin ndihmë ekonomike

105
0
Shares

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në dhënien e ndihmës ekonomike në Tropojë.

Persona të vdekur, të burgosur dhe emigrantë figurojnë në listën e personave që marrin ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Lekbibaj. Dy vëllezër, njëri në burg e tjetri në kërkim, figurojnë në listën e ndihmës ekonomike. Madje, rezultojnë se edhe kanë firmosur.

Fiks Fare siguroi një listë nga kjo Njësi Administrative me 194 emra, ku mes emrave disa janë emigrantë në Kosovë, Maqedoni, Francë dhe Gjermani. Borderoja mban datën 3 qershor 2019, ku secili emër ka shumën përkatëse të ndihmës, si dhe nënshkrimet.
Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan në Lekbibaj për të biseduar me familjet anëtarët e të cilave kanë emrin në listë.

Në listë thuhet se Bardhyl Neçaj, megjithëse banon prej 4 vitesh në Tiranë, figuron në këtë listë dhe në qershor 2019 i është paguar një shumë prej 3.060 lekë. Vëllai i tij thotë se në mes të muajit korrik 2019 e kanë marrë në telefon nga kjo Njësi Administrative për të marrë ndihmën e 6 muajve. “Te dokumenti që kam parë, është edhe firma e Bardhylit. Ai nuk ka firmosur, nuk është nënshkrimi i tij. Lekët nuk i kemi marrë” thotë banori.

Gazetarit e Fiks Fare biseduan edhe me vjehrrin e zonjës Albana Fran Nika. Kjo e fundit ka emrin në listë, madje përbri është edhe firma e saj. Vjehrri i saj thotë se lekët i ka tërhequr ai para pak ditësh. “Albanën e kam nusen e djalit. Të dy janë në Francë, azilantë.

Ajo nuk ka firmosur” thotë ai. Ndërkohë, Tonin Niklekaj thotë se nëna e tij Marie nuk ka marrë asnjë lekë, megjithëse ka emrin në listë. “Pash listën dhe nëna ime përfitonte 3.960 lekë në muaj, që kishin dalë nga dhjetori. Në listë ishte edhe nënshkrimi i nënës sime. Ajo nuk ka nënshkruar asnjë dokument, madje s’ka marrë asnjë lekë deri më tan” thotë ai.

Në listë është edhe emri i zonjës Mire Mark Susaj, e cila sipas banorëve të Lekbibajt ka ndërruar muaj me radhë. Por, në dokument rezulton se zonja Mire ka marrë 5.580 lekë në muaj qershor. Punonjësi i Gjendjes Civile në Lekbibaj thotë se zonja Mire është çregjistruar nga Gjendja Civile në datën 1 korrik të vitit 2019.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit, ku rezulton se zonja Mire ka ndërruar jetë në muajin mars të vitit 2018. Ndërkohë, në dokumentin e njësisë Lekbibaj të muaj qershor 2019, kjo zonjë ka marrë shumën prej 55 mijë lekësh të vjetra!

Në listë është edhe emri i Elidona Lush Ndrepepaj, e cila rezulton se është emigrante në Gjermani. Gjithashtu edhe emri i Emanuela Jakov Aliajt, e cila ka marrë 4.860 lekë në qershor 2019. Emanuela ndodhet në Maqedoni.

Fiksi shkon edhe në Policinë e Tropojës, pasi në listën e ndihmës ekonomike janë edhe emrat e Almir dhe Aranit Susajt. Sipas policisë, Almiri është në burg, ndërkohë Araniti akuzohet për një vepër penale në Shkodër, ku dhe është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, janë bërë disa kërkime në banesën në Lekbibaj, ku rezulton se ndodheshin vetëm dy prindërit e moshuar.
Por, ndryshe nga Policia që s’ka arritur ta arrestojë, Njësia Administrative e ka gjetur, madje i jep edhe ndihmën ekonomike prej 27 mijë lekësh, madje ka firmosur. Vëllai i tij Almiri ka marrë në qershor 2019, 43 mijë lekë të vjetra.

Gazetarët u interesuan edhe në Zyrën e Punës në Tropojë, ku punonjësit pohuan se lista e ndihmës ekonomike bëhet nga Bashkia e Tropojës. Fiksi pyeti edhe shefen e financës dhe buxhetit në Bashkinë e Tropojës, se përse janë paguar persona në burg, emigrantë apo që kanë ndërruar jetë. Ajo pohoi se “ndoshta familjarët do kenë kartat e tyre të identitetit”.

Pas shumë insistimesh dhe telefonatash, gazetarët komunikojnë me z.Pal Çali, punonjës i postës që ka ndarë ndihmën ekonomike. Ai na bëri me dije se për dy vëllezërit njëri në arrati dhe tjetri në burg ka firmosur babai i tyre. Më pas pohoi se për personat që ndodhen jashtë shtetit kanë firmosur familjarët.

Gazetarët e pyetën se si ka mundësi që disa persona pranuan se nuk e kanë marrë ndihmën ekonomike, megjithëse figurojnë se kanë firmosur. Z.Çali pohoi se i ka plotësuar ai letrat që të mos digjej ndihma ekonomike.

Për zonjën Mire Susaj që ka ndërruar jetë, punonjësi i postës tha se ka firmosur bashkëshorti i saj.
Gazetarët e pyetën si ka mundësi që askush nuk e dinte për vdekjen e kësaj zonje, ndërsa ai tha se “e ka shtëpinë 15 minuta larg”./TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY