OSBE rrezon 30 qershorin, raporti- sterre per zgjedhjet lokale

OSBE rrezon 30 qershorin, raporti- sterre per zgjedhjet lokale

107
0
Shares

Eshte publikuar përfundimtar i OSBE-së për votimet e 30 qershorit. News 24, ka siguruar këtë raport, ku thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cenoi sigurinë juridike, duke bërë interpretime të gjera të ligjit.

Sipas OSBE-ODIHR “KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike”. Një konstatim të drejtpërdrejtë ODIHR e bën lidhur me mospranimin e komisionarëve të opozitës.

Sipas raportit, gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të Vettingut. Gjithashtu, raporti thekson se mos publikimi i dekretit të Presidentit, Ilir Meta në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm.

ODIHR evidenton se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Mirëpo, “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.

Për shkak të situatës së pazakontë me zgjedhjet pa garë në 30 Qershor, ODIHR specifikon se “nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit”. Pra është vështirë të kuptohet nëse kjo situatë lejohet apo jo ligjërisht.

RAPORTI ËSHTË 34 FAQE DHE NDËR GJETJET KRYESORE TË TIJ, TË NDARA SIPAS FUSHAVE:

KONTEKSTI POLITIK

Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji.
PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, dorëzuan mandatet e tyre parlamentare në Shkurt 2019, pasi Parlamenti votoi kundër iniciativës së tyre për vettingun e politikanëve.

Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryeministrit.

Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Shumë aktor të interesuara vendase dhe partnerë ndërkombëtarë në Shqipëri bënë thirrje për dialog për të zgjidhur krizën politike, por partitë politike treguan në përgjithësi pak vullnet për t’u angazhuar në një bashkëpunim konstruktiv. Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.

SISTEMI ELEKTORAL DHE BAZA LIGJORE

Nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit.

Puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua nga opozita në Dhjetor 2018, dhe reforma zgjedhore u ndalua nga mungesa e marrëveshjes politike.

Shumica e Rekomandimeve të mëparshme të vëzhguesve të ODIHR kanë mbetur të pa adresuara.
Mungesa e qartësisë në disa dispozita të Kodit Zgjedhor mundësoi perceptimin paragjykues mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga KQZ.
ADMINISTRATA ZGJEDHORE

Mospranimi i komisionerëve të opozitës në administratën zgjedhore për shkak të interpretimit të ligjit nga KQZ, e ka administraën zgjedhore politikisht të pabalancuar. Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve.

Në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të konsiderueshme, gjë që cënoi transparencën.

Vendimit për refuzimin e komisionerëve të opozitës KQZ i dha karakterin e një vendimi normative që sipas Kodit Zgjedhor dhe standardeve zgjedhore të Komsionit të Venecias kërkon shumicë të cilësuar, ndërkohë që ai u miratua me shumicë të thjeshtë votash.

Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan se komisionerët e emëruar kryesisht nga KQZ, që duhet të ishin ekspert të pavarur, në fakt ishin pa përvojën e duhur ose në të vërtetë ishin përfaqësues të PS.

REGJISTRIMI I KANDIDATËVE

KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji.

FUSHATA ZGJEDHORE

Fushata zgjedhore ishte e padukshme. Ajo u përqëndrua më shumë në debatin poliitk për pjesëmarjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve.

Disa bashkëbisedues nga i gjithë spektri politik ndanë me ODIHR besimin e tyre se ishte e nevojshme një marrëveshje midis partive për të parandaluar rrënimin e mëtejshëm të besimit në demokraci, zgjedhje dhe tek politikanët.

Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar ato potencialisht do ti ekspzonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale.

Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike dhe kjo bie ndesh me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.

ANKESA DHE APELIMI

Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në drejtësi.
Konstatohet shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake. Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre.

ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve.

VËZHGUESIT ZGJEDHOR

Vëzhguesit ndërkombëtar nuk u lejuan sipas ligjit që të vëzhgonin procesin e mbylljes së qendrave të votimit, të vlerësonin protokollin tabelimit të rezultatit të votimit, duke kufizuar kështu aftësinë e tyre për të shqyrtuar në mënyrë efektive proceset e numërimit dhe tabelimit.

DITA E ZGJEDHJEVE

Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përveç disa tensioneve të vogla.

Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit.

Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë.

U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjere.

U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim. Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ

ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve.

NË PËRFUNDIM TË KËTYRE GJETJEVE ODIHR KA DHËNË 20 REKOMANDIME, KU 6 PRIORITARET JANË SI MË POSHTË:

Me qëllim të forcimit të demokracisë pluraliste, riafirmimit të të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demostrimit të përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë Reformën Zgjedhore që adreson rekomandime të përfshira në këtë dhe raportet e mëparshme të ODIHR-it.

Autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin masa maksimale për të eleminuar problemin e gjatë të keqpërdorimit të burimeve të administratës publike gjatë dhe ndërmjet zgjedhjeve. Autoritetet duhet të miratojnë rregulla të qarta që përcaktojnë se si burimet publike mund dhe nuk mund të përdoren për qëllime zgjedhore. Duhet të merren hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimit civil dhe të sigurohet që presioni të mos zbatohet mbi votuesit për të marrë pjesë në fushata zgjedhore ose të votojnë në një mënyrë të caktuar.

Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën e votuesve për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Procedurat e votimit duhet të rishikohen për të siguruar fshehtësinë e votës dhe mbrojtjen nga ndikimi i padrejtë mbi votuesit. Rëndësia e fshehtësisë së votave duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisioneve zgjedhore dhe në materialet e edukimit të votuesve.

Në përputhje me rekomandimet e mëparshme ODIHR, për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor, duhet të merren në konsideratë formulat alternative për emërimin e anëtarëve të administratës zgjedhore, të mbështetura nga masa procedurale që sigurojnë pavarësinë e tyre.

Të gjitha gjykatat që kanë kompetencë në çështjet zgjedhore duhet të jenë plotësisht funksionuese gjatë periudhave zgjedhore. Pavarësia dhe paanshmëria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit duhet të sigurohet.

Organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë të gjitha pretendimet për krimet zgjedhore në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Qeveria duhet të krijojë një procedurë me të cilën punonjësit e tanishëm dhe të ardhshëm të administratës publike mund të raportojnë çdo presion politik që mund të ushtrohet mbi ta, në lidhje me marrjen ose ruajtjen e një pozicioni pune ose me performancën e tij në punë. Personat e tillë duhet të gëzojnë mbrojtjet e garantuara aktualisht nga ligji për sinjalizuesit e akteve korruptive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY