Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Vranë avokatin grek për 100 mijë euro, ja çfarë bëjnë kriminelët shqiptarë në gjyq

04/09/2019
FOTO/Vranë avokatin grek për 100 mijë euro, ja çfarë  bëjnë  kriminelët shqiptarë në gjyq
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë dëshmuar sot në gjykatën greke të akuzuarit për vrasjen e avokatit Mixalis Zafiropoulos. Autori i vrasjes, Ibrahim Brahimaj, ka thënë se nuk kishte qëllim të ekzekutonte avokatin, por ta plagoste atë.

“Doja ta plagosja, ta trembja që të jepej mesazhi”. Ai më pas u përpoq të ndihmonte të akuzuarit e tjerë, Olti Dulce dhe Klodian Lekocaj, duke u shprehur se ata nuk kanë lidhje me ngjarjen, pasi urdhrin për të qëlluar avokatin e ka dhënë Arbër Bako, i vrarë pak kohë më parë në një burg grek.

Klodian Lekocaj, nga ana tjetër, tha se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërkohë që sipas tij, avokati ishte fatkeq, pasi plumbi i kapi mëlçinë, duke i marrë jetën.

“Të them që jam qiell i pastër, nuk e them. Por për ato që kam bërë, jam dënuar. Nuk kam lidhje me vrasjen e Zafiropoulos. Bako e përfshiu emrin tim pas shpinës time. Ai i dha urdhër Brahimajt që të trembë Zafiropoulon.

Ishte fati i tij i keq që plumbi vajti në mëlçi dhe ai vdiq. Donin të merrnin para nga A. Floro (ish i burgosur për çështjen Energa) përmes Zafiropoulos dhe të merrnin të dhëna nga avokati se ku jetonte Floro”.

Lidhur me tentativën e vrasjes së avokatit Jorgo Antonopoulo, Lekocaj tha se Bako i kishte thënë që urdhrin e kishte dhënë A. Floro. “Bako më tha se kishin rënë dakord për 100 mijë euro. Urdhrin e kishte dhënë Floro, meqë nuk u bë puna nuk u dhanë as paratë”.

Olti Dulce deklaroi: “Për mua mirë është të dalë e vërteta. Të marrë vesh dhe familja pse dhe si ndodhi. Jo për mua. Unë jam i dënuar, ma shkatërroi jetën Bakua. Për familjarët e tij, ata të gjejnë të vërtetën, të cilën do ta gjeni ju.

Jam i fundit që mora vesh se ca ndodhi. Familja e tij ama duhet të marrë vesh të vërtetën. Është gjynah.”
Ndërkohë gjyqi ndaj bandës kriminale shqiptare do të rifillojë më 10 tetor me fjalën e prokurorit.

Tags: gjyqGrekkrimineleshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.