Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Kini mendjen te dy skandalet e medha ne Balldren dhe Orikum

04/09/2019
“13- Tetori”, Basha tregon planin: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“ Qeveria me një të rënë të lapsit vjedh qindra milionë euro. Dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP, Milot – Balldre dhe Vlorë – Orikum , janë vjedhje e pastër e buxhetit të shtetit”, tha sot kreu i PD, Lulzim Basha. Ai kerkoi nga media qe te kishin ne vemendje keto dy skandale.

Nderkohe ai tha se PD do të denoncojë çdo aferë korruptive. Zotimi ynë është anulimi i çdo pseudo PPP-je. Shqiptarëve nuk do t’ia marrin këto para.

Bashkebisedimi i Bashes me gazetaret:

Pyetje: Kur do të nisin protestat?

Lulzim Basha: Protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme.

Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj.

Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP të Milot – Balldre dhe Vlorë – Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë.

Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive.

Tek Milot – Balldre duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real.

Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë.

Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë – Orikum.

Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjell buxhetit të shtetit, pra, parave të shqiptarëve dhe në momentin që është bërë kjo analizë, siç e keni e parë është përshpejtuar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta dhe futja e përshpejtuar e këtyre dy koncesione për t’i rimiratuar në atë që tashmë është fare e qartë, noteri i hajdutërisë, Landfilli i Republikës.

Ky nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ka plan tjetër, as ky njeri, as kupola e tij, përveç vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve. S’ka asnjë politikë, nuk ofron asgjë tjetër përveçse të vjedhë sa të mundet, deri në çastin e fundit që është aty.

E dyta, që është fare e qartë, është se kjo ndërtesa që ndodhet prapa selisë tonë, që duhet të ishte vendi ku kontrollohet, frenohet dhe kufizohet pushteti, është kthyer në një noter të hajdutërisë. Kësaj shqiptarët i thonë me një metaforë “vjedhje me ligj”, ligji po bëhet për të vjedhur, po bëhet që ata që kanë firmosur këtë vjedhje të mos shkojnë para drejtësisë, të mos shkojnë në burg. Siç do të shkonin në çdo vend tjetër normal. Kjo vërteton atë që kemi thënë prej kohësh që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje.

Ndaj sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter i hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt mund t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, që ndihmojnë të varfrit, të pamundurit dhe që nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vetëm dhe vetëm për shkak të grabitjes dhe vjedhjes nga kjo qeveri. Ky është një nga shqetësimet kryesore të kësaj jave. Natyrisht nuk është asgjë e re por jemi të vendosur ta denoncojmë deri në fund këtë aferë. Sikundër të mbajmë shënim këdo që bëhet pjesë e kësaj skeme pandëshkueshmërie dhe vjedhje, qofshin këta pseudodeputetë, qofshin prokurorë apo punonjës të drejtësisë. Një gjë është e sigurt, nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëve, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje. Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të miat personalisht është anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.

Faleminderit!

Tags: balldrenBashaorikumPPP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.