Qyteti i Beratit është pushtuar nga tymi dhe era e keqe, zbuloni...

Qyteti i Beratit është pushtuar nga tymi dhe era e keqe, zbuloni arsyen

117
0
Shares

Qyteti i Beratit është pushtuar nga tymi dhe era e keqe. Shkak është bërë djegia e mbeturinave në sheshin e depozitimit në dalje të qytetit.

Kjo situatë vijon që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa shtyllungat e tymit janë ende prezentë. Është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët të fikeshin dhe situata të vihej nën kontroll, duke lënë pas ndotjen e madhe.

Shefi i Repartit Zjarrfikës në qarkun e Beratit, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se, edhe pse kanë 24-orë në shërbim në sheshin e depozitimit të plehrave për shuarjen e flakëve, ka shumë vatra zjarri të ndezura që nuk po eliminohen dot, duke bërë që tymi dhe era e keqe të përhapet kudo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY