Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngritja e SPAK/Kreu i Prokurorisë : Jemi pranë finalizimit, çfarë synojmë

02/09/2019
Ngritja e SPAK/Kreu i  Prokurorisë : Jemi pranë finalizimit, çfarë synojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka folur duke treguar detaje nga puna për ngritjen e SPAK, ose Prokurorisë së Posaçme.

Ibrahimi tha se ngritja e SPAK është pranë finalizimit dhe se në garë janë 15 kandidatë por se do diskutohet nëse SPAK mund të ngrihet me një numër minimal anëtarësh.

“Ne sot nisim sezonin e ri të punës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Padyshim që në fillim të këtij sezoni shpresojmë të finalizojmë procesin afatgjatë të ndërtimit të Prokurorisë së Posaçme.

Ne në këtë moment, nga ai grup prej 15 prokurorësh që kemi përzgjedhur si kandidatë për në SPAK presim verifikimin e kushtit të fundit që është kalimi prej tyre i procesit të vettingut.

5 prej tyre e kanë kaluar plotësisht dhe mund të emërohen çdo çast nga ana jonë, sidoqoftë ne presim një numër të arsyeshëm.

Se çfarë është ky numër i arsyeshëm do të jetë vendim i Këshillit”, deklaroi Ibrahimi.
Ai tha se Këshilli do të mblidhet, do të gjykojë se çfarë është një numër i arsyeshëm.

“Ne kemi një indikacion në Kushtetutë që flet për një numër prej 10 prokurorësh, ne dhe më herët kemi diskutuar që numri mund të jetë dhe më i pakët.

Në marrjen e këtij vendimi, Këshilli do të thellohet duke parë ngarkesën aktuale të prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ngarkesën e pritshme të prokurorëve të SPAK.

Ne kemi statistika të sakta për këtë, duke pasur parasysh portofolin e veprave penale që do të hetojnë prokurorët e SPAK-ut, portofolin e veprave penale që hetojnë prokurorët e Krimeve të Rënda, pra do të bëjmë një llogari të bazuar në shifra.

Pra do të bëjmë një llogari të bazuar në shifra, për të dalë me një vendim se cili do të jetë numri optimal për ta nisur SPAK-un.

Padyshim që pastaj që në muajt në vijim e në vitet në vijim, struktura do të plotësohet me prokurorë të tjerë por vendimi për fillimin do t’i mbetet Këshillit, bazuar në këto të dhëna që ne disponojmë”, theksoi Ibrahimi.

Tags: gent ibrahimiNgritja e SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.