Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas 184, Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje të bujshme

31/08/2019
Reforma e drejtësisë shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas dosjes 184, prokuroria për Krime të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i një tjetër cështje të rëndësishme. Bëhet fjalë për dosjen e biznesmenit Orest Sota, e cila është trasferuar në prokurorinë e Elbasanit.

Burime nga prokuroria për Krime të Rënda konfirmuan faktin se ky institucion ka shpallur moskompetencën për hetimin, me argumentin se veprat penale, nuk janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet e mëtejshme për Orest Sotën do të vijohen nga prokuroria e Elbasanit, me akuzat e “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

News24 kontaktoi me zyrën e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme për të mësuar nëse dosja ‘Sota’ është transferuar dhe nëse ishte caktuar prokurori që do të kryente hetimet, nga e cila mori pergjigje se dosja ëshët dërguar në Prokurorinë e rrethit Elbasan por nuk dha shpjegime se në cilën faze ndodhen hetimet.

Biznesmeni Orest Sota, u arrestua në Elbasan më shumë se një vit e gjysmë më parë dhe në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm.

Fillimisht ishte prokuroria e Elbasanit që caktoi masën e sigirisë “arrest me burg” për të. Më pas cështja u trasferua në Prokurorinë për Krime te Rënda, pasi dyshohej se paratë që iu gjetën në makinë mund të ishin të ish ministrit të Brendshëm.

Këtë pretendim prokurorët e Krimeve të Rënda, e ngritën në seancën e caktimit të masës për Sotën.Pas disa seancash radhazi, biznesmeni rifitoi lirinë ndonëse hetimet vijonin. Në momentin kur prorkuroria përfundoi hetimet për ish-ministrin Tahiri dhe tre ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës, ndaj të cilëve ngriti disa akuza, më e rënda ajo e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dosja ‘Sota‘ u veçua.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Krimet e Rënda hoqën dorë prej saj. E në kohën kur Orest Sota pret të mësojë për fatin e dosjes, Saimir Tahiri do të dëgjojë fjalën e fundit të prokurorisë në seancën e 10 shtatorit./BW

Tags: 184Dosjaorest sotaprokuroriatransferohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.