Dylgjeri:Tre gjyqtarë të Durrësit në gjyq për korrupsion për çështjen “El Classico”

Dylgjeri:Tre gjyqtarë të Durrësit në gjyq për korrupsion për çështjen “El Classico”

172
0
Shares

Po Mazniku? Ja precedenti…

Tre gjyqtarë të Durrësit në gjyq për korrupsion për çështjen “El Classico”

Prokuroria për Krimet e Rënda dërgoi në gjykatë tre gjyqtarë të Apelit të Durrësit nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi dyshohet se morën si dhuratë një udhëtim turistik në Madrit të Spanjës në shkëmbim të një vendimi të favorshëm për financuesin

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e rënda gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno nën akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”, pas një hetimi që zbuloi një udhëtim turistik në Spanjë, përfshirë ndjekjen e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtuquajturi derbi “El Classico” u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Ndërkohë, për gjykim ka shkuar edhe biznesmeni që dyshohet se është favorizuar nga tre gjyqtarët, Namik Sadiku, i cili akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv”.
Në shkurt të këtij viti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) vendosi të pezullonte nda detyra gjyqtarët e sipërcituar, duke argumentuar se vendimi u mor pasi u njohën me informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit .
Të dhënat e siguruara më parë nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët e kanë ndërmarrë udhëtimin në Spanjë në tetor 2014. Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se është paguar prej tij.

Ndërkohë, në atë periudhë, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Por, ky nuk ka qenë i vetmi rast që dyshohet se tre gjyqtarët ishin trajtuar financiarisht nga biznesmeni Sadiku, pasi më herët ata kishin udhëtuar të katër së bashku edhe në Itali.

Sipas të dhënave që BIRN disponon, konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në shkurt të vitit 2012, Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina i cili kishte dalë fitues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Por, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Autoritetet spanjolle i kanë bërë të ditur prokurorisë se pagesa e hotelit në Spanjë është bërë përmes kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, i cili është kushëri i shtetasit Namik Sadiku. Ai ka paguar 450 euro për qëndrimin e gjyqtarëve në hotel.
Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. Ndërkohë, më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Por Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.
Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2,791,676 lekë dhe 4,246 dollarë prej lotove sportive në vitet 2012-2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY