Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Golem – Plepa.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një motor është përplasur me një automjet të tipit “Ford”.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore për të kryer zbardhjen e plotë të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...