Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VOA: 30 qershori tronditi PS Shkodër, ikin disa drejtorë, pritet largimi i 10 të tjerëve

30/08/2019
VOA: 30 qershori tronditi PS Shkodër, ikin disa drejtorë, pritet largimi i 10 të tjerëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tetë drejtorë, të drejtorive rajonale në Qarkun e Shkodrës, paraqitën të enjten dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që dorëheqjen e tyre pritet t’a pasojnë edhe të paktën 10 drejtorë të tjerë të këtij qarku. Mes drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen është edhe Edmond Emini, drejtuesi aktual i degës së PS-së në Shkodër si dhe ish deputeti Astrit Beci.

Dorëheqja e tyre u paralajmërua një ditë më parë, në përfundim të takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të Qarkut të Shkodrës. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, njoftoi vendimin për shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë. “Të gjithë drejtorëve të Bashkisë Shkodër, ju komunikua se duhet të japin dorëheqjen… Prioritet në këto vende vakante që do të krijohen do të kenë gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Partia Socialiste po ndërmerr “një hap të rëndësishëm rigjenerimi” në degën e Partisë Socialiste në Shkodër për shkak se “në disa palë zgjedhjesh rezultatet në Shkodër nuk kanë qenë ato të dëshiruarat për partinë më të madhe në Shqipëri”.

Modeli që socialistët kanë zgjedhur për përmirësimin e imazhit të tyre në Shkodër, të dëmtuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, është zëvendësimi i drejtorëve të drejtorive rajonale me gra dhe vajza. Nuk është e qartë nëse ky model do të funksionojë, pasi, edhe ato pak gra e vajza, që drejtojnë sot disa nga drejtoritë rajonale të këti qarku, nuk është se u është dëgjuar zëri apo kanë patur ndikim të qartë në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shkodrës.

Zëra brenda Partisë Socialiste janë kritikë për modelin e ofruar. Ish Ministri i Jashtëm dhe ish drejtuesi i fundit politik për Shkodrën, deputeti Ditmir Bushatit. menjëherë pas mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë së Partisë Socialiste, u shpreh se situata në Shkodër nuk mund të trajtohet “me shkarkime në masë të njerëzve, që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”.Zoti Bushati bëri të ditur se i kishte drejtuar më parë një letër kryesisë së partisë ku shprehet për “një reformë politike brenda familjeve politike, që të sjell një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës kur PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe, pse jo, e komuniteteve”.

Situata brenda degës së Partisë Socialiste në Shkodër është tronditur pas zgjedhjeve të fundit vendore të 30 qershorit, ku socialistët, megjithëse konkuruan të vetëm, nuk arritën të marrin bashkinë. Kandidati i propozuar nga Partia Socialsite, ish prefektit Valdrin Pjetrit, u detyrua të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike në opozitë publikoi vendimin e gjykatës italiane për dënimin e tij për trafikim të lëndëve narkotike si dhe dëbimin nga Italia. Zoti Pjetri rrezikon të dënohet për shkak të fallsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Drejtuesit e Partisë Socialiste në qendër e quajtën rastin Pjetri si një përgjegjësi individuale, por socialistët e Shkodrës fajësojnë qendrën e tyre në Tiranë se nuk kishte marrë mendimin e tyre për kandidaturën e përzgjedhur për kryetar të Bashkisë Shkodër./VOA

Tags: deshtimipartia socialisteshkodervoa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.