Presidenti Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës

Presidenti Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës

105
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve”.

Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Vuçiç paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Disa orë pas deklaratës së Vuçiçit, autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje serbëve që të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të interesave të tyre.

Zëvëndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një postimi në Twitter, se tash është koha që serbët të zgjedhin udhëheqës, e jo marioneta të Beogradit.

“Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e shkëlqyer për komunitetin serb, që të zgjedhin ata që përfaqësojnë më së miri interesat dhe nevojat e tyre. Për shumë vite, serbët e Kosovës janë përdorur nga Beogradi si një mjet për të krijuar mjegull dhe paqartësi. Tash është koha të zgjedhin udhëheqës e jo marioneta”, ka shkruar Hoxhaj.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor.
Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.
Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë./REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY