Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kush pritet të jetë zëvendësuesi i Valdrin Pjetrit

29/08/2019
Ja kush pritet të jetë zëvendësuesi i Valdrin Pjetrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas dorëheqjes së 6 drejtorëve më të rëndësishëm politike të Shkodrës, një ditë pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, pritet të përcaktohet edhe zëvendësuesi i kryebashkiakut të dorëhequr, Valdrin Pjetrit.

Mes emrave të lakuar, mjeku Astrit Beci konsiderohet si kandidatura më potenciale për të pasuar Pjetrin në  cilësinë e koordinatorti politik për qarkun e Shkodrës, ku më parë shërbente ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Të tjerë kandidatë veçmas Becit, janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, ish-kreyetarja e FRESSH-it; Megi Ajtyresën që vjen si propozim i degës lokale të PS-së dhe Zef Çuni, ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1”.

Mësohet se Beci, ish-deputet socialist ka dhënë sot dorëheqjen si drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër, pas ultimatumit që Rama dha ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së PS-së. Lidhur me këtë njësi vendore, Rama kishte paralajmëruar “furtunë” në një takim të mëhershëm këtë javë me drejtuesit e qarqeve të veriut, ku citohet të ketë thënë: “Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, duke shtuar edhe porosinë që në të gjitha postet drejtuese të emërohen gra, pa dhënë një arsyetim bindës për këtë seleksionim të punonjësve të institucioneve lokale mbi baza gjinore.

Të dorëhequrit janë: Kadri Ymeri, drejtor i DAR Shkodër;  Mustaf Kraja, drejtor i Bujqësisë Shkodër; Luan Heta, drejtor i HEC Vau Dejës; Edmond Emini, drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër); Agim Dardha, drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër dhe Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër.

Ndërkohë, pritet të tërhiqet nga detyra edhe Ardian Dajti, drejtor i Spitalit të Shkodrës.

Tags: pjetrivaldrinzevendesuesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.