Shkolla “At Zef Pllumi” rikonstruktohet në 95 vjetorin e lindjes së tij

Shkolla “At Zef Pllumi” rikonstruktohet në 95 vjetorin e lindjes së tij

137
0
Shares

95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, simbolit të rezistencës kundër komunizmit, e gjen shkollën 9-vjeçare në Tiranë, që mban emrin e tij, duke u bërë gati për të mikpritur nxënësit për vitin e ri shkollor.

Bashkia e Tiranës po kryen rikonstruksionin e saj, i cili përfshin mjediset e brendshme, nyjet sanitare dhe ndriçimin. Punimet u inspektuan nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila gjithashtu mori pjesë edhe në një koncert të përgatitur nga nxënësit dhe stafi i shkollës për 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, i cili konsiderohet si pasuri kulturore e njerëzore e vendit tonë.

“Sot është 95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e shquar e popullit shqiptar për sakrificën e madhe gjatë regjimit komunist, dhe mënyra më e mirë për ta kujtuar është ardhja në këtë shkollë, në një institucion të dijes, e cila është një nga shkollat më të mira të Bashkisë së Tiranës dhe jemi krenarë që mban emrin e At Zef Pllumbit”, tha nënkryetarja Anisa Ruseti.

Më tej, ajo theksoi se kjo është njëra nga shkollat ku Bashkia e Tiranës po ndërhyn, duke u përgatitur për të pritur vitin e ri shkollor. “Sikundër gjatë gjithë periudhës së verës, e gjithë Bashkia e Tiranës ka qenë e fokusuar në ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese, sot kemi ardhur të bëjmë inspektimin e punimeve që po zhvillohen tek shkolla “At Zef Pllumi”, duke qenë se është një rikonstruksion total i kësaj shkolle, për të mirëpritur të gjithë fëmijët”, tha Ruseti.

Në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtje e mirë e procesit të ri mësimor dhe për të shmangur mbipopullimin në klasa, Ruseti u bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla afër banesës. “Ky është një moment për t’u bërë apel të gjithë prindërve që janë duke regjistruar fëmijët në shkolla, të fokusohen e t’i regjistrojnë ata në shkollat që i kanë sa më pranë vendbanimit. Kjo do të shmangë orët e gjata në trafik, por edhe do të sigurojë që të gjitha shkollat e Tiranës të kenë të njëjtin standard, duke qenë se Bashkia Tirana investon me të njëjtën vëmendje në infrastrukturë”, tha ajo.

Shkolla “At Zef Pllumi” ka 29 klasa dhe një kapacitet prej rreth 830 nxënës, duke përfshirë edhe parashkollorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY