Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka arrestuar dy shtetas, pasi akuzohen për vepra penale. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi E.R 26 vjeç banues në Vlorë, pasi u kap me 3 doza lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Ndërkaq, blutë e Vlorës prangosën edhe një 60-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe një tjetër në kërkim. Arrestohet shtetasi:
E.R., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lagjen “Rilindja” Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, u gjetën 3 doza lëndë narkotike e dyshuar si “kokainë”.
Arrestohet shtetasi në kërkim:
P.S., 60 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me rreth 3 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/