Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”E pakontestueshme”, PD nxjerr provën e re për Agim Kajmakun: Kur e arrestuan, gënjeu…

27/08/2019
VIDEO/”E pakontestueshme”, PD nxjerr provën e re për Agim Kajmakun: Kur e arrestuan, gënjeu…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vijuar te nxjerrë fakte ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin thotë se është arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka publikuar sot të dhënat e sistemit TIMS për kryebashkiakun Kajmaku duke theksuar se kjo eshte prove e pakonstetueshme.

“Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Bardhi.

PJESE NGA FJALA 

“Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.
1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për
një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg
në fuqi në Greqi.
4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është
në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar
bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të
mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë
strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki,
por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo
Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër
dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,
Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave,
është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë
kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës.
Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama
dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të
gjithë trupin diplomatik në vend.

Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në
prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë
rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë
në pushtet të Edi Ramës.

Edi Rama do të largohet me turp dhe do të hyjë në histori si Kryeministri që i la
trashëgimi këtij vendi vetëm kriminalizimin e çdo zyre të shtetit dhe promovimin në politikë e administratë të një armate me kriminelë, vrasës, përdhunues,
trafikantë droge e deri tek fallsifikatorë të parave.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/480355656143509/?t=227

Tags: Agim kajmakukryenbashkiakuPDProvatims

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.