Policia e stepur nga lufta ne rruge, jep versionin e vrasjes

Policia e stepur nga lufta ne rruge, jep versionin e vrasjes

116
0
Shares

Policia ka nxjerre nje njoftim te cilin si gjithnje ne ngjarje te rendesishme zyrat e informacionit te policise e ‘trafikojne’ ne mediat mike.

Detajet e policise:

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se janë larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY