Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexit-in

26/08/2019
Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexit-in
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Është punë e secilit në Parlament” që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë. Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, më 31 tetor.

Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i “të kryhet”. “Ata janë shumë entuziastë për t’u marrë me të ardhmen. Ata e konsiderojnë Brexit-in tani si një pengesë, një argument të vjetër. Ata duan të flasin për partneritetin e ri që ne do të ndërtojmë”, tha Johnson. Ai ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.
Brexit-i pa krye
Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, dëshiron të thërrasë një votë mosbesimi ndaj Qeverisë britanike, për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje.

Nëse e fiton këtë votë, Corbyn planifikon të bëhet kryeministër i përkohshëm, ta shtyjë Brexit-in, të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të bëjë fushatë për një tjetër referendum për daljen ose jo të Britanisë nga BE-ja.
Data për Brexit është shtyrë dy herë.

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ka arritur vitin e kaluar marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit, por marrëveshja e saj është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik. BE-ja ka thënë se nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes.

Britania ka vendosur të dalë nga BE-ja përmes një referendumi në vitin 2016, por institucionet financiare e kanë paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

Tags: Brexitbritaniparlament

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.