Zëri Amerikës: Edhe Agim Kajmaku si Valdrin Pjetri

Zëri Amerikës: Edhe Agim Kajmaku si Valdrin Pjetri

112
0
Shares

Në Shqipëri, Partia Demokratike, iu drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë I dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit Europian
Zëri i Amerikës

Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”

shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

Sipas shkresës së Partisë Demokratike “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”.

Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italiane nga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY