Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Pas anulimit të zgjedhjeve , Rama vendosi skenarin e gjakderdhjes

22/08/2019
VIDEO/”Miliona euro në duart e kriminelëve”, Basha paralajmëron: Vendi po shkon drejt grushtit të shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryedemokrati Lulzim Basha gjate fjales se tij u shpreh se pas anulimit të zgjedhjeve me dekretin e 10 qershorit, Rama vendosi për skenarin e gjakderdhjes me 30 qershor.

Fjala e plote:

Basha: Pas anulimit të zgjedhjeve me dekretin e 10 qershorit, Rama vendosi për skenarin e gjakderdhjes me 30 qershor. Opozita dhe qytetarët iu shmngën me vetëdije të plotë këtij skenari.

Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij.

Pra, më të vërtetë siç thanë partnerët tanë 10 qershori ndryshoi çdo skenar. Tashmë ishte opozita jo thjesht në mbrojtje të një kauze të drejtë morale, zgjedhje pa krimin, zgjedhje të lira, përfshi zgjedhje parlamentare por ishte opozita në anën e Kushtetutës dhe të ligjit dhe qeveriabandë, bandaqeveri në anën e shkeljes së Kushtetutës dhe shkeljes së ligjit.

Ndryshoi në disa aspekte, patëm një vetëdijësim të komunitetit ndërkombëtar që në Shqipëri ka nevojë për zgjidhjen e krizës politike ku për të përdorur fjalët e përfaqësuesve të Bundestagut, CDU/CSU-së asgjë nuk do të përjashtohet nga kjo zgjidhje; përfshi kushtet tona, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Dhe se me dekretin e Presidentit zgjedhjet lokale si një skenar monist dhe i paligjshëm kishin marrë fund edhe nga ana Kushtetuese.

E rëndësishme është që edhe më 9 qershor, para dekretit të Presidentit pati një vetëdijësim në më pak se tre muaj e gjysëm të nisjes së protestave opozitare, që në Shqipëri ka një krizë politike që duhet zgjidhur, të cilët iu përgjigj pozitivisht opozita e bashkuar, dhe siç ju thash ju përgjigj negativisht një njeri i cili në atë momente ndodhej nën terrorin personal dhe politike të zbulimit të skemës së “184” dhe “339”-ës nga Bild-i. Çfarë vendosi?!

Vendosi të ecë me kokëfortësi drejt një skenari antikushtetues, ta angazhojë krimin dhe ajo që shumë qytetarë e kanë parë dhe shumë të tjerë akoma nuk e dinë, dislokoi për ditën e zgjedhjeve një skenar kriminal me qëllim për të shkaktuar viktima.

Në këtë skenar kriminal u bënë bashkë grupe kriminale, oficerë policie, punonjës të administratës shtetërore, në veçanti të OSHES dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore, më një qëllim të vetëm: që të kthenin çdo lloj proteste të qytetarëve pranë qendrave të votimit, në një skenar përleshje me një bilanc viktimash të cilat do ti shërbenin Edi Ramës për të hequr tërësisht vëmendjen nga fakti që sot Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet në bashkëpunim me krimin nga fakti që ka ndodhur një përplasje civile si rezultat i së cilës në mënyrë të padiskutueshme ishte në prag.

Pra, në këtë situatë politike dy mundësi kishte opozita; të vazhdonte deri në fund edhe në prani të një paligjshmërie të tillë që iu mohoi edhe të drejtën e vëzhgimit edhe kur kishte fituar një betejë edhe në planin kushtetues, edhe në planin ndërkombëtar të shkonte drejt një skenari të sigurt gjakderdhje, të cilën e shmangëm me vetëdije të plotë, dhe që rezultoi të ishte ashtu siç prisnim, ashtu siç iu kërkuam qytetarëve shqiptarë. Sepse vendimit të duhur i thirrjes tonë për ta braktisur këtë farsë ju përgjigjen masivisht qytetarët shqiptarë.

Tags: Bashalulzim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.