Nje sasi eksplozivi ka shperthyer sonte ne Kamez ne oborrin e nje shtepie ne rrugen “Mujo Ulqinaku”.
Detajet nga policia:
Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.
Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/