Ibrahimaj: Bizneset VIP shkelje më të mëdha,ja risitë e fiskalizimit

Ibrahimaj: Bizneset VIP shkelje më të mëdha,ja risitë e fiskalizimit

152
0
Shares

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka bërë një përmbledhje të të gjitha kontrolleve të deritanishme, në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Në rubrikën “Opinion”, në News 24, Ibrahimaj deklaroi se janë kontrolluar 3440 subjekte, prej të cilëve 1487 kanë rezultuar me shkelje të ndryshme.

“3440 subjekte janë kontrolluar, 1487 me shkelje, një pjesë janë gjobitur dhe një pjesë janë bllokuar. Janë kryer rreth 50 mijë vizita në Shqipëri, me qëllim që t’i sensibilizonim se do fillojmë me planin. Aktualisht jemi shtrirë në gjithë bregdetin, në bar-biznese, hoteleri-turizmit.

Kemi konstatuar shkelje të ndryshme, regjistrim subjekti, faturë, sigurimi i punonjësve. Kemi konstatuar shkelje të të gjitha llojeve. Numri më i madh i shkeljeve ka qenë për moslëshim të kuponit tatimor, ku subjektet janë bllokuar.

Qëllimi ynë ka qenë formalizimi për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve. Niveli i shkeljeve rezulton ende shumë i lartë, edhe në fazën e dytë.

Qëllimi kryesor është që ata biznese që paguajnë të gjitha taksat e detyrimet të punojnë në kushtet e një konkurrence të rregullt. Është shumë e padrejtë, që gjysma e bizneseve rezultojnë me shkelje. Kur nuk jepet kuponi, paratë shkojnë në xhepat e një biznesi”, tha drejtoresha e Tatimeve.

Më tej, ajo u shpreh se plani operacional do vijojë me kontrollin e karburanteve dhe subjekteve të ndërtimit. Sipas saj, shkeljet më të mëdha janë konstatuar në bizneset VIP dhe të mëdhenjtë, që janë dhe qëllimi i këtij aksioni.

“Plani operacional nuk ndalon vetëm këtu. Ne po monitorojmë subjektet e ndërtimit, karburantet, ku kemi evidentuar një sërë shkeljesh, që po inspektohen. Synimi është që plani operacional të jetë i shpërndarë gjatë gjithë vitit. Duket sikur jemi vetëm te turizmi, por është vetëm sezoni që e bën të ndihet në këtë moment si një plan i drejtuar vetëm te ky sektor. Drejtoritë e Kontrollit në të gjitha drejtoritë rajonale janë përqendruar te kontrolli i karburanteve dhe kjo do vazhdojë deri në fund të vitit. Deri në mes të shtatorit do jetë i përqendruar te turizmi dhe më pas do vijojë aty ku ka më shumë informalitet. Karburantet dhe ndërtimi, disa janë biznese VIP-a, disa janë të mëdhenj, dhe aty janë humbjet më të mëdha”, tha ajo.

Nuk kapen peshqit e mëdhenj, por të vegjlit…

Në fakt, qëllimi është pikërisht “të mëdhenjtë” dhe më pas të shkojmë te të vegjlit. Janë penalizuar një numër i madh subjektesh të mëdhaja. Është qëllimi që biznesi i vogël të formalizohet dhe të gjithë të respektojnë ligjin e normat. Ne përqendrohemi te të mëdhenjtë.

Metodat e reja që do përdoren, çfarë do të thotë kjo?
Fiskalizimi është një proces shumë i madh. Ne kemi hartuar ligjin e ri, me qëllim që të arrijmë në një draft përfundimtar. Fiskalizimi synon që i gjithë sistemi të funksionojë me fatura elektronike, që do transmetohen në kohë reale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Projekti ka tre faza, e para nga biznesi drejtuar konsumatorit, e dyta implikon biznesin me biznesin, që nuk do komunikojnë më me fatura me letër, por me fatura elektronike, që do jetë një mjet që do përdoret dhe nga bankat.

Kjo do na lejojë që produkti të ndiqet nga prodhimi deri te konsumatori. Kjo do shmangë një pjesë të madhe të terrenit, pasi pjesa më e madhe e kontrolleve do të bëhet nga zyra. Fiskalizimi është një revolucion, sesi administrata dhe biznesi do të funksionojnë. E kemi parashikuar që faza e parë të nisë më 1 janar 2020, ndërsa faza e dytë vitin e ardhshëm. Faza e tretë është biznes me shtet.

Si po e pret biznesi dhe administrata këtë?
Administrata tatimore po trajnohet po mënyrën e re të kontrollit. Trajnimet do të përfundojnë brenda këtij viti. Bizneset, ne kemi hapur një link të veçantë për fiskalizimit, ku ata mund të drejtojnë pyetje për informim.

Faturimi elektronik, kosto për biznesin?
Patjetër që do të ketë kosto. Koston do ta vlerësoj tregu dhe konsumatorët. Bizneset do duhet të blejnë softwer dhe një kasë, që ka kosto të ulët.

Gabimet njerëzore do i kapë ky sistem?
Patjetër që do i kapë. Një gjë të fundit lidhur me informalitetin, nga dje, Tatimet kanë lançuar aplikacionin “Stop informalitetit”, që do na ndihmojë ne për abuzimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY