FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

156
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar pamjet e monitorimit të burgjeve shqiptare nga kamerat.

Ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri janë “blinduar” me qindra kamera sigurie.

Në një mesazh në “Facebook”, ministrja Gjonaj shprehet se përmes investimeve që janë kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, janë arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Ministrja sjell edhe shembujt e burgut “Jordan Misja” në Tiranë dhe burgut të Peqinit ku janë instaluar sisteme të reja për bllokimin e valëve telefonike në ambientet e brendshme, për të vazhduar edhe me burgjet e tjera shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY