Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BRITANI/ Arrestohen dy shqiptarë për kultivim kanabisi , zbuloni emrat

20/08/2019
BRITANI/ Arrestohen dy shqiptarë  për kultivim kanabisi , zbuloni emrat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë janë dënuar me burg për kultivim kanabisi, pasi në banesën e tyre u gjet lëndë narkotike. Autoritetet britanike në Darven thanë se kanë prangosur shqiptarët, pasi fqinjët ishin ankuar se në banesën e tyre vinte një erë e fortë që ngjante si erë droge.

Shqiptarët e arrestuar janë Mentor Vata dhe Shpresim Vehapaj. Bastisja ndodhi në 24 qershor, ndërsa dy shqiptarët u dënuan përkatësisht Mentor Vata me dy vjet burg dhe Shpresim Vehapaj mori një dënim prej katër muajsh. Gjykata vendosi që shqiptarët, pasi të mbarojnë dënimin me burg, do të dëbohen nga Britania.

Kultivimi i kanabisit në banesë
Dy shtetasit shqiptarë e kishin shndërruar banesën e tyre në një laborator të kultivimit të kanabisit, pasi ata lëndën narkotike e kishin mbjellë nëpër dhoma. Në dhomën e parë oficerët gjetën rreth 20-30 bimë, në fazën e hershme të rritjes, si dhe llamba për ndriçimin e lëndës narkotike.

Edhe në dhomën e dytë u gjetën rreth 20-30 bimë, në të njëjtat kushte që ishin edhe në dhomën e parë. Ndërsa në dhomën e tretë u gjetën bimë të thara dhe në papafingo u gjetën rreth 50-60 bimë.
Vjedhja e energjisë elektrike

Policia kishte informacione se energjia elektrike në banesën ku jetonin shqiptarët merrej në mënyrë të paligjshme. Vata 26 vjeç dhe Vehapaj 26 vjeç nuk kishin adresë fikse banimi atje dhe gjithashtu as të dhëna kriminale në Britani.

Seanca gjyqësore, avokati: Kishin ardhur për jetë më të mirë
Avokati i dy shqiptarëve, Adam Uatkins deklaroi përpara togave të zeza se dy klientët e tij kishin ardhur në Britani në mënyrë të paligjshme për një jetë më të mirë. Ai shtoi se dy shqiptarët do ta kishin të vështirë burgun, pasi nuk flasin as anglisht.

Avokati deklaroi se Mentor Vata ka ardhur në Britaninë e Madhe me kamion dhe se e ka bërë atë udhëtim vetëm për jetë më të mirë e për të ndihmuar familjen në Shqipëri. Avokati nënvizoi se Vata nuk mund të bënte ndryshe përpos se të merrej me këtë punë për të pasur të ardhura sa më të mira.

Ndërsa për Shpresim Vehapaj, avokati deklaroi se ai kishte punuar në sektorin e ndërtimit në Londër dhe se ndodhej në atë banesë vetëm për disa orë. “Ai nuk është i përfshirë në këtë ngjarje. Ai ka pranuar se do të paguhej për ndihmën në ato pak orë”, tha avokati.

Edhe më herët mediat britanike kanë shkruar për shqiptarë që arrestohen e burgosen për drogë. Në artikuj thuhet se shqiptarët në tërësi zgjedhin të merren me drogë, me qëllim që të paguajnë borxhet që kanë, pasi paguajnë shuma të mëdha për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh në mënyrë klandestine.

Tags: arrestbritanishqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.