Ministrja nuk tregon emrat e bizneseve qe fshehen taksat: Javen tjeter publikojme...

Ministrja nuk tregon emrat e bizneseve qe fshehen taksat: Javen tjeter publikojme listen

71
0
Shares

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, publikuan  sot gjate nje konference per mediat te dhenat e fundit te  aksionit kundër informalitetit per produktet e akcizës.

Ministrja Denaj deklaroi se javen tjeter do te behen publike shifrat dhe emrat e gjithe kompanive qe kane abuzuar, pa perjashtuar edhe inspektoret qe jane kontastuar se kane toleruar keto shkelje, nderkohe nuk tha arsyet se pae keto nuk u publikuan sot.

Denaj theksoi se gjate muajin korrik të ardhurat nga akciza arritën në 4.86 miliardë lekë, duke u realizuar në masën 107% ndaj planit, me një rritje prej 17,8% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

“Prioritet i punës tonë në planin e masave kundër informalitetit, për muajit gusht janë  produktet e akcizës. Veprimtaria rregullohet nga ligji që parashikon lehtësira të konsiderueshme për operatorët duke përmendur pagimi i detyrimeve të akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim dhe vetëdeklarim. Përtej lehtësirave ky ligj parashikon edhe panalitete. Penalitetet në varësi të llojit të subjekteve dhe përsëritjes shkojnë deri në 5-fish të detyrimeve të munguara. Administrata doganore ka analizuar me detaje të dhënat dhe ka përgatitur një listë të subjekteve që do kontrollohen”- deklaroi Denaj.

Ajo beri edhe nje paralajmerim teksa tha se: “Takimi ynë i radhës do jetë javën e ardhshme. Drejtori e përmendi që ne jemi duke përfunduar dhe këtë javë kontrollin në të gjitha pikat doganore, jemi duke përfunduar gjithë procesverbalet. Do të flasim javës tjetër me shifra dhe me emra kompanish dhe me numër inspektorësh të cilët do të shkojnë për masa disiplinore pasi mendojmë se ky proces nuk mund të shkojë vetëm me gjobitje të bizneseve për të cilat ka parregullsi por sigurisht edhe për ata inspektorë që në vite kanë lejuar që këto parregullsi të mos evidentohen dhe të mos krijojnë këtë ngërç operacional, i cili sot është fokusuar totalisht për të gjithë ne. Nga ana tjetër është një vëmendje që na tregon se ka shumë gjëra për të përmirësuar brenda administratës sonë dhe jemi duke punuar paralelisht edhe për të përmirësuar administratën doganore në veçanti”, theksoi ministrja Denaj.

MInistrja theksoi se ne fokus te vecante te kontrolleve në fazën e parë kanë qenë hidrokarburet. Nderkohe qe “në muajt në vijim do të kemi fokus të veçantë ndaj produkteve të akcizës, duhanit dhe pijeve alkoolike”, deklaroi ministrja Denaj.

Gjate konferences Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, deklaroi se “po bëhet analizë e plotë dhe brenda javës do kemi një panoramë të përgjithshme në të gjitha pjesët e importit dhe prodhimin në vend dhe javën e ardhshme do t’ju raportojmë së bashku me ministren gjetjet e kontrollit dhe masat që do merren si ndaj çdo subjekti ashtu edhe përgjegjësitë për çdo individ, inspektor të administratës doganore”.

Ai tha se gjate muajit korrik jane bere 960 kontrolle në sektorin e hidrokarbureve janë konstatuar 71 raste me shkelje, për të cilat janë marrë masa konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY