Acromax Media – inkuizicioni kundër heretikëve që kritikojnë dyshen Rama-Veliaj në rrjetet...

Acromax Media – inkuizicioni kundër heretikëve që kritikojnë dyshen Rama-Veliaj në rrjetet sociale

125
0
Shares

Me qindra postime video, kritike ndaj qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, janë hequr, kohët e fundit, nga Facebook dhe rrjete të tjera sociale, në kuadër të një fushate sistematike dhe të planifikuar.

Pas këtyre veprimeve qëndron Acromax Media GmbH, një kompani e regjistruar në Gjermani, me pronarë shqiptarë, e cila pretendon se zhvillon “menaxhimin e të drejtave dixhitale” të mediave shqiptare.

Kompania ka siguruar kontrata për menaxhimin dixhital të çdo prodhimi të mediave kryesore televizive në vend, përfshi grupet mediatike Klan, Top Channel, News 24, Vizion+, etj., dhe në emër të tyre ajo ndalon postimin në Facebook dhe Google të postimeve që përmbajnë pamje, sado të shkrutra, të marra prej transmetimeve të tyre.

Në fakt, jo të çdo lloj postimi, por vetëm të atyre që janë kritike me Edi Ramën dhe Erion Veliajn—postimet pozitive nuk sulmohen nga Acromax.

Deri tani, me kërkesë të Acromax, janë hequr nga Facebook me qindra video kritike ndaj Ramës dhe Veliajt, janë mbyllur disa faqe që kanë botuar më shumë se një herë video të tilla, janë bllokuar përkohësisht faqe të tjera, dhe janë mbyllur profilet personale të administratorëve.

Është një fushatë që po shuan ngadalë çdo faqe në Facebook kritike naj Ramës dhe Veliajt dhe po bën të pamundur çdo lloj positimi kritik që përmban video të daljeve dhe deklaratave të tyre publike.

Është abuzim i konceptit të të drejtave të autorit, për të mundësuar censurë politike duke shkelur të të drejtat themelore të fjalës së lirë. Duket se pas fushatës qëndron vetë qeveria, e cili po përdor Acromax si një instrument censure.

Çfarë po ndodh?

Shumë faqe apo profile individuale, kryesisht në Facebook, duke shfrytëzuar përparimin teknlogjik, përdorin klipe të shkurtra video apo montazhe të tyre, për të vetëdijësuar, denoncuar apo kritikuar në lidhje me veprimtarinë politike, përfshi skandale, mosmbajtje premtimesh, qendrime të debatueshme, etj.

Videoklipet janë marrë nga daljet publike të politikanëve të bëra apo të përcjella nga televizione, të cilat transmetohen falas prej tyre. Në të gjitha rastet, përdorimi i videoklipeve nuk është bërë për qëllime tregtare.

Për shembull, ndër temat më të rrahura në këto faqe është kritika ndaj kryebashkiakut Veliaj për ndërtimet në qendër të Tiranës. Një numër faqesh kanë prodhuar video ku përmbahen deklaratat e Veliajt gjatë fushatës 2015, ku premtohej bllokimi i ndërtimeve. Këto premtime më pas përballen me imazhet të gjendjes aktuale të ndërtimeve.

Muajt e fundit, shumica e këtyre videove janë sulmuar nga Acromax Media, e cila e konsideron imazhin e deklaratës së Veliajt “pronësi intelektuale” të televizioneve ku ato janë dhënë (kryesisht Klan, Top Channel dhe Vizion Plus). Si rezultat, Facebook ka hequr psotimet që përmbajnë video me premtimet e Veliajt. Acromax e konsideron pamjet video të Veliajt në Opinon si “pronësi intelektuale”, njësoj si muzikën apo filmin, dhe nuk lejon përdorimin e tyre.

Në fakt Acromax ka shënjestruar çdo video të postuar në rrjetet sociale në lidhje me premtimet e pambajtura të Kryebashkiakut Veliaj. Për shkak të numrit të videove të tilla të postuara, që përpara se Acromax të fillonte fushatën dhe të pretendonte pronësinë intelektuale mbi këto imazhe, disa faqe në Facebook dhe profile personale janë mbyllur përgjithmonë nga Facebook për “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të pronës intelektuale”.

Kështu Acomax është kthyer në “instrument censure” dixhitale të Veliajt dhe Ramës. Ajo e ka bërë të pamundur kritikën ndaj tyre nësë përdoren imazhe video të transmetuar nga televizionet e vendit.

Çfarë është Acromax?

Acromax është kompani e themeluar në vitin 2007 dhe e regjistruar në Hamburg të Gjermanisë. Pronarët e saj janë Aldor Nini dhe Anxhela Faber, kjo e fundit vajza e ambasadores sonë në SHBA, Floreta Faber.

Acromax vepron në fushën e “menaxhimit të të drejtave dixhitale”—duke ndaluar shpërndarjen e paligjshme të klipeve muzikore të një numër artistësh shqiptarë. Historia e shkuar e Acromax është gri, pasi ajo është akuzuar në të shkuarën për abuzim të të drejtave të autorit dhe se ka marrë në mënyrë të paligjshme të drejtat e një numri artistësh. Për shembull, këngëtari dhe producen i Flori Mumajesi, ka fituar një çështje gjykatat gjermane kundër Acromax, megjithëse informacioni publik për çështjen është i kufizuar.

Vitet e fundit, kompania është përqendruar në “monetizimin e përmbajtjes dixhitale” për televizionet shqiptare. Acromax pretendon se ka marrëveshje me thuajse të gjithë kanalet kryesore në Shqipëri, e disa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe ka të drejtën ekskluzive për shpërndarjen e çdo përmbajtje nga këto kanale në platformat dixhitale (Facebook, Youtube, etj).

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, Acromax pretendon se ka të drejtën të heqë çdo video që përdor çfarëdo materiali nga këto kanale, sado i gjatë të jetë dhe pavarësisht se si është transmetuar prej tyre. Kjo do të thotë se çdo deklaratë publike e bërë ndonjëherë në një televizion që ka kontratë me Acromax, qoftë edhe për pak sekonda, nuk mund të përdoret nga askush nëse nuk dëshiron Acromax.

Me kërkesë të Acromax, Facebook dhe Youtube heqin çdo postim që përmban materiale të tilla, dhe sipas politikës së Facebook, faqet apo profilet që kanë shkelur disa herë të drejtat e Acromax mbyllen përfundimisht. Madje Acromax ka arritur që të bllokojë, për “shkelje të të drejtave të pronësisë”, faqe dhe profile në Facebook apo Youtube, të cilat kanë postuar materiale në të shkuarën, para se Acromax të kishte marrëveshje me transmetuesit përkatës.

Abuzimi i të drejtave nga Acromax

Veprimet e Acromax janë keqpërdorim i të drejtave të pronës dixhitale dhe duket se janë pjesë e një fushate qeveritare të mirëplanifikuar dhe të mirëzbatuar për të heshtur zërat kritikë ndaj qeverisë.

Së pari, deklaratat publike në transmetime publike në lidhje me çështje me interes publik nuk janë të krahasueshme në asnjë formë me materialet artistike.

Facebook pajtohet në parim me këtë premisë. Facebook sqaron se “e drejta e autorit… kërkon të mbrojë veprat origjinale të autorësisë, siç janë librat, muzika, filmi dhe arti”. Facebook gjithashtu pretendon se kjo e drejtë nuk aplikohet ndaj fakteve dhe ideve, të paktën në parim. Deklaratat publike nga politikanët dhe figurat e tjera publike vështirë se mund të klasifikohen si “punë origjinale artistike”.

Në vetë Shtetet e Bashkuara, figurat publike postojnë videoklipe të marra nga rrjetet televizive. Për shembull, Presidenti Trumpposton rregullisht videoklipe të shkurtra nga Fox News; ai gjithashtu ka përdorur montazhe të klipeve të vjetër për të kundërshtuar dhe krahasuar pozicionet e kundërshtarëve të tij. Megjithatë, do të ishte e paimagjinueshme që Fox News ose MSNBC të kërkojnë të drejtën e pronës për klipe të shkurta siç janë ato të përdorura në këto postime.

Akti i Mbrojtjes së të Drejtave të Mijëvjeçarit Dixhital (DMCA) i vitit 1998—ligji kryesor i SHBA-ve që rregullon menaxhimin e të drejtave dixhitale—i referohet punës origjinale artistike, si përfituesi kryesor i mbrojtjes juridike. Ligji as nuk i referohet, dhe as nuk është përdorur në SHBA, për deklaratat publike të politikanëve, qoftë edhe ato të bëra në emisione të posaçme televizive.

Është e qartë, se përdorimi i të drejtave të pronësisë dixhitale nga Acromax është aplikim ekstrem i këtyre te drejtave dhe i papajtueshëm me frymën e ligjti dhe me praktikat më të mira botërore.

Së dyti, Acromax ka krijaur dy standarde: ajo nuk heq asnjëherë videot e përdorura në frymë pozitive ndaj Ramës dhe Veliajt.

Qeveria shqiptare përdor rregullisht për propagandën e saj dixhitale video materiale të marra nga kanalet kryesore pa u bllokuar ndonjëherë nga Acromax.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar dhe një hap më tej: ai transmeton drejtpërdrejt në faqen e tij personale në Facebook çdo shfaqje të tij në TV. Ky veprim, shfaqje drejtpërdrejt e një emisioni të plotë, duhet të denoncohej nga Acromax, por ajo nuk e ka bërë këtë gjë.

Duket qartë se roli i Acromax është ai i inkuziorit ndaj heretikëve që kritkojnë Ramën dhe Veliajn në rrjetet sociale. Kjo sinjalizon një përshkallëzim të përpjekjeve të dyshes Rama-Veliaj për të kontrolluar cdo kritikë ndaj tyre, dhe për ta eliminuar që në gjenezë. Për këtë qëllim, duke përdorur një kompani private nën kontrollin e tyre, po abuzojnë me një parim të tregut për të shkelur të drejtën themelore të demokracisë: atë të fjalës së lirë.exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY