Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në Gjirokastër, në vendin e quajtur Komar, mes Zhulatit dhe Kolonjës.
Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 2 dynym bar e shkurre, si dhe ka prekur pyllin e prrallit.
Por, forcat zjarrfikëse kanë arritur të ndërhyjnë në kohë, duke shmangur përfshirjen e pyllit nga flakët.
Ndërkohë, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga zjarrvënësin, që është një i moshuar, i cili pritet të përballet me akuzat për zjarrvënie të qëllimshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...