Tiranë/ Gjendet i vdekur 31-vjeçari, i humbur prej 8 ditësh

Tiranë/ Gjendet i vdekur 31-vjeçari, i humbur prej 8 ditësh

119
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit numër 1 në Tiranë kanë deklaruar se kanë gjetur pa shenja jete një 31-vjeçar, te Liqeni i Thatë në kryeqytet.

Shtetasi i gjendur i pajetë është me inicialet G.S dhe ishte shpallur në kërkim policor prej 8 ditësh.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja të dhunës. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e “Ullishtes”, nëafërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY