Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ruçi përshëndet ish-partizanët e Brigadës I dhe XIV

16/08/2019
Ruçi përshëndet ish-partizanët e Brigadës I dhe XIV
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u ka dërguar një mesazh përshëndetjeje ish-partizanëve, veteranëve, pasardhësve dhe familjeve të dëshmorëve të Brigadës I dhe Brigadës XIV Sulmuese.

 

 


 

Kreu i Legjislativit theksoi se Lufta e Dytë Botërore nuk u fitua si përplasje idesh, por falë betejave të përgjakshme në male dhe dete.

 

Mesazhi i plotë:

 

“Të dashur ish partizane dhe ish partizanë të Brigadës I dhe Brigadës XIV Sulmuese,Të nderuar pjestarë të familjeve të dëshmorëve, Të nderuara veterane, veteranë dhe pasardhës të luftëtarëve dhe çlirimtarëve të Brigadës I, Brigadës XIV dhe të gjithë ushtrisë partizane. Dje, më 15 gusht, përkujtuam me respekt e mirënjohje të thellë 76 vjetorin e krijimit të Brigadës I Sulmuese. Nesër, më 17 gusht, do të përkujtojmë me nderimin që i takon 75-vjetorin e Brigadës XIV Sulmuese.


Vendosa tju drejtohem bashkarisht në ditën që i bashkon këto dy data të shënuara, për të shprehur nderimin dhe mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë, për ju, ish partizane e partizanë, për ju veterane e veteranë të respektuar, për familjet e dëshmorëve, të cilat falën gjakun e vajzave, djemve dhe njerëzve të tyre të dashur për të çliruar Shqipërinë nga murtaja nazi-fashiste dhe bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë.

 

 

 

Brigada i Sulmuese ishte formacioni i parë luftarak i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, e cila u formua menjëherë pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të saj. Brigada I u formua në Vithkuq dhe prej andej nisi kontributin e saj heroik dhe të pashembullt për çlirimin e qyteteve e krahinave të Shqipërisë. Bilanci i saj përmban betejat heroike në Mokër e Pogradec, Korçë dhe Elbasan, Berat, Mesaplik e Skrapar, Lunxhëri e Zagori, Dibër e Çermenikë. Kryebeteja e Brigadës së Parë, kurora e saj më e lavdishme, është beteja për çlirimin e Tiranës, kryeqytetit të atdheut tonë të dashur.

 

 

Brigada e Parë i dha çlirimit të Shqipërisë 481 partizane e partizanë dëshmorë dhe 14 Heronj të Popullit. Brigada XIV u formua në Sheper më 17 gusht 1944 dhe ka shënuar në historinë e saj beteja e fitore të rëndësishme, të cilat kontribuan në çlirimin e Shqipërisë. Luftrat e saj në Libohovë e Pogon, Lunxhëri e Cepo, bregdetin e Sarandës e Qafën e Kiçokut, Përmet e Këlcyrë, u kurorëzuan në betejën për çlirimin e Gjirokastrës më 18 shtator 1944.

 

 

Sot është dita të kujtojmë se çlirimi i Shqipërisë është vepër dhe meritë e partizanëve shqiptarë, Ushtrisë Nacional-Çlirimtaredhe Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Pa Ushtrinë partizane dhe pa Luftën e saj, ndjenjat, pikëpamjet dhe rezistenca antifashiste shqiptare do të ishin asgjësuar nga bisha nazi-fashiste.

 

 

Karakteri Antifashist dhe ai Nacional-Çlirimtar janë një binom i pandashëm. Antifashizmi ishte frymëzimi i Luftës dhe Lufta vetë kurorëzimi i tij. Fashizmi dhe Nazizmi erdhën në Shqipëri, ashtu si në tërë Globin, me ushtri, avjonë, tanke, pamporë dhe armë çfarosëse. Prandaj Lufta e Dytë Botërore nuk u fitua në sallone e katedra si një përplasje idesh, por në beteja të përgjakshme në malet, detet, qiejt dhe qytetet e Globit, në të cilat ranë dhjetra e dhjetra miliona ushtarë e lufëtarë. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare u fitua me sakrificat dhe gjakun e partizanëve e dëshmorëve shqiptarë.

 

 

Fitorja mbi nazi-fashizmin nuk mund të kuptohet pa luftën, betejat dhe dëshmorët e formacioneve ushtarake të vendeve të koalicionit Antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore: Ushtrisë së Kuqe, Marinës dhe Flotës Amerikane, Ushtrisë dhe Flotës Britanike, pse jo edhe Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të partizanëve shqiptarë, e cila luftoi denjësisht në krah të këtyre formacioneve. Shqipërinë e vendosën në anën e duhur të historisë Lufta dhe sakrificat e tyre.

Sot është dita të kujtojmë se Shqipëria europiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste dhe në madhështinë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Lavdi të përjetshme veprës së Brigadës I dhe Brigadës XIV Sulumuese!

Nderim, respekt e mirënjohje të thellë partizanëve shqiptarë, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e pasardhësve të tyre!”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar ish partizanëvce të Brigadës I dhe Brigadës XIV të Ushtrisë Antifashiste Nacional-Çlirimtare.”

Tags: Gramozruci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.