Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për Gjergj Xhuvanin

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për Gjergj Xhuvanin

96
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe të afërmit e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare në një spital në Itali.

 

 


 

Kreu i Shtetit thotë se vdekja e parakohshme e regjisorit është një humbje e madhe për artin shqiptar, ndërsa shton se me punën e palodhur, Gjergj Xhuvani i dha artit dha kinematografisë shqiptare një dimension ndërkombëtar.

 

Mesazhi i Metës:

 

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY