EMRI/Plas sherri në lokal në Shkodër, si u plagos vëllai i oficerit...

EMRI/Plas sherri në lokal në Shkodër, si u plagos vëllai i oficerit të policisë

131
0
Shares

Një person është plagosur me thikë këtë të hënë në mesditë në Shkodër, pas një zënke për motive të dobëta me dy vëllezër që kanë nxjerrë armën e ftohtë, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari Vat Shpati.

I plagosuri është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati. Siç njofton edhe policia, konflikti dhe përplasja mes 38-vjeçarit dhe dy vëllezërve është regjistruar në lagjen “Mark  Lula”.

Autorët janë identifikuar dhe ka nisur puna për kapjen e tyre.

Informacion paraprak:

Më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezrit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY