Zbulohet sherri mes Shakohoxhës dhe Ilda Bejlerit, ja pse e larguan...

Zbulohet sherri mes Shakohoxhës dhe Ilda Bejlerit, ja pse e larguan nga puna

125
0
Shares

Pas 11 vitesh karrierë si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, pak ditë më parë, plasi lajmi se Ilda Bejleri u largua nga puna. E privilegjuara e kësaj platforme, jo vetëm si intervistuesja e futbollistëve me famë, por edhe si imazhi i fushatave publicitare të guximshme dhe drejtuese e formateve televizive ,largohet papritur.

E si rrallëherë, lajmi nuk mbeti vetëm si thashethem, por u konfirmua nga vetë Dritan Shakohoxha. I ftuar në programin “Pushime on Top”, për herë të parë Shakohoxha foli për largimin e Ilda Bejlerit nga “Digitalb”. Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit.

Pyetjes së moderatores Ori Nebijaj: A iku Ilda së fundmi dhe siç u tha, a pati një zënkë mes jush?, ai iu përgjigj:
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën.

Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga ‘Digitalb’, por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi po prapë ne që do ta ndërrojmë.

Duke qenë se “Digitalb” festoi 15-vjetorin, pyetjes se festa e “Digitalb” ishte njëkohësisht festa e drejtorit, pra, atij, ai iu përgjigj: “Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë: bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë te stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët”. Por nuk vonoi shumë reagimi i Ildës, e cila, me anë të një statusi në “Instagram”, thumboi gjithë ironi Shakohoxhën.

“Nga puna të heqin e të marrin pronarët e jo komentatorët e ndeshjeve”. Kuptohet nga kjo replikë, dhe thashethemet se mes Ildës dhe Shakohoxhës kishte ndodhur një sherr. Sipas burimeve të “Panorama Plus”, shkak për këtë përplasje mes tyre është bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesve. Sipas burimeve, ai ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, siç është Lei Kraja, gjë që Ildës nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të mund të interpretohej si rënie nga froni.

Kjo ka tingëlluar e papranueshme për Ilda Bejlerin, një komunikim që ka degjeneruar në konflikt e deri në marrjen e vendimit për largimin e saj nga puna. Por, ndërkaq, Ilda nuk ka vonuar të bëhet pjesë e merkatos televizive për sezonin e ri, duke nisur bisedimet për një punë të re brenda kompanisë.

RRËFIMI I ILDA BEJLERIT PAS LARGIMIT NGA PUNA: MË TAKONTE TË ISHA PROTAGONISTE
Ndërkohë, Ilda Bejleri ka zbuluar projektin e ri që do ta rikthejë në televizion. Ndërsa bëhej nami në Tiranë, moderatorja e sportit po kalonte ditë magjike në Mikonos, ndaj, përveç lajmeve për largimin nga puna, u komentua edhe për pushimet e luksit. Duke pranuar largimin nga “Digitalb”, ajo rrëfeu se do të vijë së shpejti me një projekt në “Top Chanel”.

“Po, është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të rikthehem së shpejti në televizion, këtë herë në ‘Top Chanel’, megjithatë do të doja ta lija surprizë. E di që tingëllon si klishe, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim edhe pak”, ka thënë Ilda sa i përket ndryshimit në karrierën e saj.

Mediat online kanë shkruar se sherri mes saj dhe Shakohoxhës vinte pikërisht prej protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte. Pa komplekse, ajo ka folur edhe për këtë temë, por duke mos ndalur te sherri, por te puna e saj.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet te ‘Digitalb’. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time, në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar!”, përfundon ajo. Por për një tjetër fakt që është sulmuar këtë javë, është edhe për jetën e luksit që ajo bën. Rolex, pushime të shtrenjta, janë vetëm disa prej gjërave, për të cilat Ilda është pyetur në “Instagram”.

“Jam shumë e hapur të përgjigjem kur më drejtojnë pyetje. Përpiqem të jem e kujdesshme dhe e sinqertë në ato që them. Pastaj, nëse dikush nuk i pëlqen ato që unë them, ky nuk është problemi im. Natyrisht që do bëj një jetë të mirë, madje luksoze, nuk kam pse të jap llogari, rëndësi ka që unë e shijoj gjithçka timen”, rrëfeu ajo. Gjithnjë e hapur për përgjigje, ama kur vjen puna te jeta private, Ildës është thuajse e pamundur t’i shkëputësh qoftë edhe një fjali kur e pyesim se me kë po i shijon këto ditë në Mikonos.

“Mund të them vetëm që jam shumë e lumtur dhe i kam shijuar pa fund këto ditë të mrekullueshme në Mikonos. Besoj se kjo ka më shumë rëndësi sesa kush më shoqëron”, ka mbyllur kështu Ilda prononcimin e saj.

ILDA BEJLERI GAZETARJA PA TABU, NGA SKENAT EROTIKE NË SPOTE TE KONFLIKTI ME MUÇ NANON PËR DEKOLTENË
Pas pushimeve të vitit të kaluar në ishullin grek Mikonos, gazetarja e sportit, Ilda Bejleri, u tha se e kaloi ndërrimin e viteve në Abu Dhabi, kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Po duket se ai vend nuk i solli shumë fat në punë, ku për 11 vjet ra në sy për stilin ekstravagant si gazetarja e sportit pa tabu.

E themi këtë, pasi Ilda u bë shpesh kryefjala e mediave rozë, nga realizimi i skenave erotike për një spot si te “50 hijet e Greit” e deri te përplasja në distancë me Mustafa Nanon, i cili e bëri pjesë të emisionit të tij “Provokacija”.

Duke qenë se Nano u mor me fenomenin e gjoksit të ekspozuar në ekran, në atë situatë ishte Shakohoxha, që i doli Ildës në mbrojtje. Por stili i saj ndër vite ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

“Ju prezantojmë me Ilda Bejlerin, një gazetare e sportit shumë e njohur në Shqipëri dhe ne e kuptojmë pse”, shkruante në “Facebook” faqja “La Minute Football”, duke e shoqëruar këtë shkrim edhe me disa foto seksi të gazetares.
Në një intervistë, ajo foli rreth jetës private dhe ngacmimeve që merr në rrjetet sociale.

“Jam e pëlqyer për faktin se jam origjinale, jam e njëjta si në ekran, ashtu edhe në jetën e përditshme. Po, për të mbajtur suksesin, nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë, besoj se gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurt për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur”, tha ajo.

Në lidhje me raportimet nga stadiumi me veshje shumë seksi, ajo sqaron: “Mendoj se nuk kanë qenë aq seksi, sepse pothuajse gjithmonë kam pasur një xhaketë të veshur”, është shprehur ajo. Le të shohim se në çfarë formati do ta shohim Ildën, pas 11 vitesh eksperiencë me futbollin dhe futbollistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY