Shpallet në kërkim, reagon numri 2 i PS në Durrës: Jam me...

Shpallet në kërkim, reagon numri 2 i PS në Durrës: Jam me pushime

87
0
Shares

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, ka reaguar disa orë pasi u njoftua se është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka pajisur me leje legalizimi dy shtetas përmes falsifikimit të dokumenteve.

Isaku, i kontaktuar nga televizioni “Fax News” është shprehur se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për hetimin e nisur ndaj tij. Funksionari i PS-së mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Isaku është shpallur në kërkim për ”Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY