Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Agron Shehaj: Ja si i gjej të dhënat për skandalet financiare të qeverisë me tenderat

10/08/2019
“Paketa Fiskale nga Qytetarët te Oligarkët, ulja e taksës, lëmoshë e Ramës…”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka dhënë një intervistë për Gazetën Mapo, nga ku ka folur pa doreza duke treguar sesi arrin t’i zbulojë skandalet me dokumentat.

Ai tregon se si intuita e sipërmarrësit dhe informacionet që ka, e ndihmojnë që të zbulojë aferat e qeverisë.“Shqipëria ka mundësi të mëdha ekonomike, por korrupsioni e ka lënë të prapambetur,” thotë ai.

Disa nga pyetjet qe kemi shkeputur:

Zoti Shehaj, ju ishit i pari që publikuat dokumentet e tenderit për skandalin e ndërtimit të Unazës së re. A mendoni se largimi i ministrit Damian Gjiknuri nga detyra i jep përgjigje këtij skandali? Çfarë përgjigje prisni nga drejtësia për këtë skandal?

Afera e Unazës së Re është aferë korruptive dhe tentativë për pastrim parash. Ajo duhet hetuar penalisht dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Asgjë tjetër nuk është e mjaftueshme.

Pas këtij skandali ju vijoni të denonconi skandale të tjera financiare që kanë lidhje me tenderat e qeverisë ose me koncesionet e saj. Si i siguroni këto të dhëna?

Unë jam sipërmarrës më një përvojë të pasur në shumë fusha të biznesit dhe kam fituar përvojë dhe njohuri në financat dhe menaxhim që më ka forcuar intuitën dhe analizën për të kuptuar nëse transaksione të caktuara apo kontrata apo sipërmarrje të caktuara janë të rregullta.

Përtej kësaj, çdo gjë është rezultat i punës sistematike për të ndjekur zhvillimet, për të kuptuar dhe analizuar informacionin. Në të vërtetë, në botën e sotme të ndërlidhur dhe të teknologjisë ka shumë burime dhe shumë mundësi për të bërë transparencë për qeverisjen.

Lufta kundër korrupsionit dhe kundër klientelizmit në ekonomi është prioritet i madh për mua, sepse mendoj që Shqipëria ka potenciale të mëdha për shkak të pozicionit gjeografik, natyrës, dhe burimeve të tjera të jetë një vend me ekonomi të zhvilluar. Ajo që e mban atë ende të varfër dhe prapambetur është korrupsion dhe vjedhja nga qeveritarët, të cilët kanë krijuar një ekonomi klienteliste, monopoliste, ku nuk ka asnjë liri ekonomike dhe asnjë mundësi për sipërmarrje të lirë.

Ekonomia shqiptare nuk ka asnjë lidhje me kapitalizmin dhe tregun e lirë: është një ekonomi statiste, grabitqare, ku shteti dhe grabitja janë faktorët kryesorë që përcaktojnë suksesin në treg.

Qeveria së fundmi ka ndërmarrë një aksion që e quan luftë kundër evazionit dhe informalitetit. Ju keni kritikuar ashpër veprimet e qeverisë. Keni ndonjë koment për këtë gjë?

Aksioni i qeverisë nuk është luftë kundër informalitetit, por dhunë për nënshtrimin e biznesit. Është edhe një dhunë për të nënshtruar psikologjikisht shqiptarët nga Edi Rama, për t’u treguar atyre se ai është zot, ai është ligji, ai është shteti dhe e vetmja mënyrë është nënshtrimi ndaj tij.

Nëse do të donte të luftonte evazionin, Edi Rama do përqendrohej tek bizneset kryesore që bëjnë evazion. Evazionin e bëjnë importuesit e naftës, importuesit e duhanit dhe alkoolit dhe kafesë, që bëjnë kontrabandë dhe nuk paguajnë akcizë; e bëjnë ndërtuesit që shesin me çmime fiktive; e bëjnë kompanitë farmaceutike që fusin ilaçe të skaduara apo fallco; e bëjnë kompanitë koncesionare.

Aksioni i fundit është një krim ndaj Vlorës dhe bregut sepse bëhet në mes të sezonit ku shumë biznese sigurojnë të ardhurat e gjithë vitit. Dhe është realisht një akt kriminal.

Tags: AGRON SHEHAJdenoncimeetintervistaskandalet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.