Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Tepelenë. Raportohet se një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.
Të dyja gratë, banuese në Këlcyrë, po përpiqeshin të kalonin lumin, por i rrëmbeu rrjedha e lumit Vjosë.Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Dragot.
Njoftimi i policisë:
Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.
Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/