Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Dokumentari i “Rai 3”, ish-deputeti e thotë hapur: Helmuan Shqipërinë me drogë, në tetor nuk ka…

09/08/2019
VIDEO/Dokumentari i “Rai 3”, ish-deputeti e thotë hapur: Helmuan Shqipërinë me drogë, në tetor nuk ka…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një deklaratë të fundit, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me dokumentarin e  publikuar nga televizioni italian, në të cilën flitej për drogën e mbjellë në Shqipëri.

Sipas, ish-deputetit, dokumentari i Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Alibeaj thotë se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Dokumentari i televizionit publik italian Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani.

As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

Me zë dhe figurë drejtuesit e antimafias italiane pohojnë se vendi ynë është kthyer në qëndër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri, bazë e tranzitit të drogës nga Afganistani si dhe vend ku kultivimi i kanabisit është 5-fishuar krahasuar me një vit më parë, me një qarkullim monetar prej 3 miliard euro në vit.

Edi Rama hesht për veprën e tij “Kanabistan 2019”, sepse, me mbështetjen e tij, Shqipëria, veçanërisht Tirana, është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

Dyshja që helmoi shqiptarët me drogë dhe me gaz, që nuk lënë rast pa sulmuar qytetarët e vet, nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë, jo më të veprojnë kundër mafias me të cilën po qeveris mbi miliardat e drogës.

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe kriminelëve të kërkuar në Europë është një akt i rëndë kundër interesit kombëtar.

Për një vend të qeverisur në ortakëri me mafian që trafikon drogën nga Amerika Latine, Afganistani dhe Kolumbia, Bashkimi Europian nuk ka për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e Edi Ramës.Në Tetor nuk ka negociata me Bashkimin Europian, sa kohë kemi një qeveri që është ortake me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqipëria mund të hapë derën e Europës vetëm duke larguar nga drejtimi i vendit organizatën kriminale të Rilindjes dhe kryeministrin, që ka blerë pushtetin me paratë e trafikut të kanabisit, heroinës afgane dhe kokainës kolumbiane.

Shqipëria mund të hapë derën e Bashkimit Europian vetëm duke ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, ata që me krimin dhe paratë e drogës blenë zgjedhjet.

Shqipëria e hap derën e integrimit vetëm me prangat në duart e atyre që e kanë kthyer vendin në bazë të trafikut të drogës nga Amerika Latine e Afganistani drejt Europës.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/494452367790078/

Tags: deklaratedrogaEnkelejd alibeajpartia demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.