DOKUMENTI/Faturimi elektronik, Shehaj denoncon: Kontrata u shit në Kroaci, ja lidhjet me...

DOKUMENTI/Faturimi elektronik, Shehaj denoncon: Kontrata u shit në Kroaci, ja lidhjet me Ramën

89
0
Shares

Ish-deputeti Agron Shehaj ka publikuar të dhëna lidhur me kompaninë e cila ka fitime marramendse. Shehaj flet per Jehona Software Shpk (e cila do të merrej me sistemin e ri të faturimeve) e cila eshte blere nga një kompani fantazmë dhe dyshohet se e kanë blerë dy biznesmenë kroatë të akuzuar për lidhje me ish kryeministrin kroat dhe këshilltar të Edi Ramës.

Ish-deputeti thote se marrëveshja dhe vlera e shitjes prej 250.000 euro është mbajtur e fshehtë në Shqipëri, është raportuar vetëm në Regjistrin Tregtar Kroat (shiko dokumentin, 1.862.484 kuna)”

Jehona Software shpk u shit 250.000 euro vetëm 2 javë para se të fitonte një tender me përfitime prej 150 milionë euro në 10 vitet e ardhshme.

Jehona software shpk është blerë nga dy biznesmenë kroatë të akuzuar për lidhje me ish kryeministrin kroat dhe këshilltar të Edi Ramës. Blerja është bërë nëpërmjet një Kompanie kroate fantazmë të sapo krijuar.

Marrëveshja dhe vlera e shitjes prej 250.000 euro është mbajtur e fshehtë në Shqipëri, është raportuar vetëm në Regjistrin Tregtar Kroat (shiko dokumentin, 1.862.484 kuna)

Fatura 15.2 milionë euro që Qeveria Shqiptare pagoi për tenderin e faturimit elektronik është vetëm maja e ajsbergut të kostove marramendëse që do paguajnë qytetarët dhe bizneset shqiptare për sistemin e ri.

Pas implentimit të sistemit, çdo biznes në Shqipëri do të paguajë një kosto minimalisht nga 60-80 euro në vit për programin e detyrueshëm kompjuterik, në të cilin do regjistrojë çdo transaksion që kryen, shitje apo blerje.

Sipas dokumentit të tenderit për sistemin e ri të faturimeve, aktualisht në Shqipëri janë 166 mijë kasa fiskale , të cilat do të dalin jashtë përdorimit. Të gjitha bizneset që kanë këto kasa do të detyrohen me ligj të blejnë programin e ri kompjuterik me vlerë minimale 60 deri në 80 euro në vit ( sipas Ministrisë se Financave).

Pra bëhet fjalë për një kosto prej 13 milionë euro në vit, që do të paguhet nga biznesi vetëm për programin kompjuterik të tatimeve.

Janë 150 milionë euro vetëm në 10 vitet e ardhshme, por ky biznes do të vazhdojë pafundësisht.

Cdo vit, dhjetëra miliona euro do u merren bizneseve dhe do përfundojnë në xhepat, me gjasa, të Edi Ramës dhe klientëve të tij”,-shkruan Shehaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY