Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKU/Cilësia e plazheve në Europë, ja ku renditet Shqipëria

07/08/2019
Sa kushtojnë pushimet në plazhet shqiptare! Më shtrenjtë në Himarë, më lirë në Shëngjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vetëm 85% e vendeve në Europë të monitoruara vitin e kaluar përmbushnin standardet më të larta të “shkëlqyeshme” të Bashkimit Europian sa i përket cilësisë dhe pastërtisë së ujit, sipas raportit vjetor europian të cilësisë së ujit të plazheve.

Rezultatet tregojnë për ujëra të pastër të plazheve kudo në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Zvicrën.

Në analizën e bërë në Shqipëri, sipas Agjencisë Europiane, ujërat janë klasifikuar sipas dy parametrave mikrobiologjike (Escherichia coli dhe Enterococci) të përcaktuara në Direktivën e Ujësjellësit. 85.2% e ujërave të raportuara ku mund të lahesh janë në përputhje me standardet minimale të cilësisë të Direktivës, kështu që klasifikohen si “të mjaftueshëm” ose të mirë. 10 nga vendet e analizuara për nga ujërat e larjes janë me cilësi “të dobët”, të cilat sipas hartës së raportit, lokalizohen në Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të numrit të vendeve me cilësi të dobët të ujit, me 2.5 pikë përqindje. Që nga viti 2015, kur u vlerësuan 31 vende (ose 39.1%) si ‘të varfër’, numri i vendeve problematike, ka rënë ndjeshëm. Përmirësimi shoqërohet me pesë impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ndërtuara në vitet e fundit, të cilat ofrojnë trajtim të ujërave të zeza për pothuajse gjysmë milion banorë dhe kontribuojnë në cilësinë e përgjithshme të ujit. Sipas raportit, këto impiante janë ndërtuar në Shëngjin, Durrës, Kavajë, Velipojë dhe Sarandë.

Sipas raportit të këtij viti nga Komisioni Europian dhe Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), 95.4% – nga 22 831 vende të ujit të pijshëm të monitoruara në 28 shtetet anëtare të BE përmbushën kërkesat minimale të cilësisë sipas rregullave të BE-së.

Niveli i vendeve që plotësojnë standardet më të rrepta të cilësisë u rritën pak nga 85.0% në 2017 në 85.1% vitin e kaluar. Numri i atyre që kanë arritur nivelin minimal të ‘mjaftueshëm’ ra nga 96% në 95.4% nga 2017 në 2018. Në vitin 2018, 301 (ose 1.3%) nga të gjitha vendet e ujërave për t’u larë në BE, Shqipëri dhe Zvicër u vlerësuan si të kualitetit të dobët të ujit. Kjo është pak më e ulët se 1,4% në vitin 2017.

Gjetje të tjera kryesore:

–  Në katër vende, 95% ose më shumë e plazheve kishin cilësi të shkëlqyer të ujit: Qipro (99,1% e të gjitha vendeve), Maltë (98,9% e të gjitha vendeve), Austri (97,3% e të gjitha vendeve) dhe Greqi (97 % e të gjitha vendeve).
– Të gjitha vendet e raportuara në Qipro, Greqi, Letoni, Luksemburg, Maltë, Rumani dhe Slloveni kishin, në pjesën më të madhe të tyre, cilësi të mjaftueshme në vitin 2018.
–  Tre vendet me numrin më të lartë të ujërave me cilësi të dobët janë Italia (89 vende të banjës ose 1.6%), Franca (54 vende ose 1.6%) dhe Spanja (50 vende ose 2.2%). Në krahasim me vitin 2017, numri i vendeve ku cilësia e ujit është e dobët në Francë u zvogëlua (nga 80 në vitin 2017 në 54 në vitin 2018), ndërkohë që pati një rritje të ujërave me cilësi të dobët në Itali (nga 79 në 89) dhe në Spanjë (nga 38 deri në 50)./monitor

Tags: detiplazherenditjashqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.