Gjirokastër/ Zjarr i madh,rrezik zonat e banuara

Gjirokastër/ Zjarr i madh,rrezik zonat e banuara

101
0
Shares
Ilustruese

Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Dropull, midis Dervicianit dhe Goranxisë në Gjirokastër.

Deri tani  llogaritet që është djegur rreth 2 ha kullotë, teksa të prekura nga zjarri janë rreth 50 pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse që po hasin vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit malor. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara.

Zjarret në Dropull përbëjnë një problematikë të përvitshme. Këtë vit përgjatë muajit korrik, në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY