Berisha zbulon shkaqet, kush ia vuri flakën Digitalb-it: Blushi ka filluar edhe...

Berisha zbulon shkaqet, kush ia vuri flakën Digitalb-it: Blushi ka filluar edhe aty fshesën…

144
0
Shares

Ish- kryeministri Sali Berishaka komentuar debatin e largimit të televizionit Klan nga platforma Digitalb.

Berisha shkruan se njeriu i vetëm fajtor për këtë përplasje mes dy kompanive më të mëdha mediatike në Shqipëri është drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, ish- deputeti socialist Ben Blushi.

Sipas Berishës, Blushi pasi rrënoi Top Channelin është në rrugën e “suksesit” për të bërë të njëjtën gjë edhe me platformën Digitalb. Së fundmi ai ka edhe një këshillë për pronaren e Top Medias, Vjollca Hoxha: Nesë Blushi qëndron në atë post Top Media do ketë fatin e partisë “Libra”.

Reagimi i plotë i ish- kryeministrit

Blushi i vuri flaken Digitalbit!

Te dashur miq, pasi rrenoi Top Channel duke mbrojtjur Edvni Mafine, Blushi, si me fuqi magu (shtrigu), duke perzene nga ky televizioni kombetar te gjithe ata qe kishin bere historine e suksesit te tij, ne kundershtim flagrant dhe pa votim detyroi Vjollcen te shpallet drejtuese e Digitalb dhe perzuri prej andej drejtuesin e talentuar te kesaj platforme z. Alban Jaho.

Per kete akt Blushi u shtrua ne dru ne moment shperthimi te zemerimit te papermbajtur nga Alban Jaho, nga duart e te cilit, sipas qytetarit dixhital, mezi e nxoren qytetaret qe po darkonin ne restorantin e njohur Padam. Regjistrimi i kesaj shtruarje ne dru nga qytetari dixhital, jep pamje te renda qe Blushi dhe ata qe ishin ne ate tavoline nuk do te donin kurre ti shikonin.

Ky sherr vazhdon sepse Blushi zgjodhi te hakmerret ndaj femijeve te Albanit. Ai bindi Ramen te urdheronte narkobanditet me uniforme, qe ne dhunim flagrant te Kushtetutes u versulen dhe terrorizuan femijet dhe bashkshorten e Albanit ne ora 1 te nates duke kerkuar per te arrestuar dhe rrahur Albanin siç kishte kerkuar vet viktima e tij Blushi.

Miq, nuk do te ndalesha tek ky episod po te mos qe nje episod, nje takim tjeter qe ka ndodhur po ne restorantin e njohur Padam, kesaj here ne prani edhe te padronit te Blushit, Edvin Mafise.

Ne kete takim Blushi, pasi shkaterroi per llogari te Rames Top Channel, paraqiti skemen e tij per shkaterrimin edhe te rrjetit tjeter televiziv kombetar, Televizionit Klan.

Lidhur me kete takim te pashembullt ne historine e tre dekadave, Blushi si sherbetor Rames, sipas deshmitareve dixhitale ai u paraqit si nje mediacid i vertet.

Per kete takim te pashembullt, nje analist, qe e do Blushin por qe u trondit dhe nuk iu besoi vesheve per ate qe degjoi per te, ka publikuar nje artikull ne nje portal ne te cilin hedh drite por te zbehte per takimin me te pashembullt, qe siç tregojne rregjistrimet e qytetarit dixhital do ta kishin lakmi edhe ekipet me staliniste apo gebelsia e te ngarkuareve me vrasjen apo mutacionin e mediave.

Takimi famkeq ne Padam, qe eshte i gdhendur me germa te zeze ne muret e kohes, do te jete objekt i nje artikulli tjeter.

Por per tu kthyer perseri tek Digitalbi, pas deshtimit te arritjes te nje marreveshje ne Padam, qe kishte marre persiper te realizonte kesaj here edhe ne prani te vet Rames, Blushi, ne nje akt hakmarrje te verbet e te papermbajtur detyroi Tv Klan te largohet nga platforma e Digitalbit, vendim ky inatçor dhe me pasoja shkaterruese per vet kete te fundit por ne shkelje flagrante te kontrates me qindramijra shikues te televizionit Klan qe paguanin per shikimin e tij ne platformen e Digitalb.

Duke u kthyer edhe njehere tek rrenimi pas TCh tani edhe i Digitalb, Blushi ka filluar edhe aty fshesen e partise. Ai i dergon cdo dite lista drejtorit te ri qe nuk ka haber per plotformen por sipas listave largon nga puna ata qe ngriten dhe shnderruan Digitalbin ne platformen me te suksesshme mediatike shqiptare.

Se fundi nje keshille dhe nje sygjerim te sinqerte per presidenten e Top Madias, zonjen Vjollca Hoxha: Po mbajte Blushin aty mos harro dhe kontrakto sa me shpejt nje studio te mire avokatie te specializuar ne falimentime pasi flitet se fati i Libres po ju sillet verdalle ne oborrin dhe korridoret e Top Medias.

Se fundi, sugjerimi im per zonjen Hoxha eshte te pyes pak zonjen Mimoza Hafizi ku shkuan parate qe ajo me idealizem investoi per Libren.

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital te Digitalbit. sb

Ky eshte drejtori i ri i Digitalb. I punesuar si jurist ne fillim te vitit ne kete kompani quhet Redi Lamaj. Nuk njihet ne rrethin mediatik nuk ka asnje njohuri per median. Ky eshte drejtori momental pas largimit te Albana Shkurtes ish zv.ministres qe nuk pranoi shantazhet qe i vinin nga drejtuesit dhe u largua. Ky djali ka punuar jurist ne nje banke, eshte i sjelle nga partia, i paafte, arrogant, pa asnje eksperience ne media dhe vetem merret vetem ekzekutim e urdhrave te Blushit per heqjen e punonjesve qe kane 15 vjet qe punojne me djerse. Ky merr listat dhe pret kokat e punonjesve me urdher nga udheheqesit. I vendosen flaken digitalbit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY