ANALIZA/ A te thashe? Doli fjala ime!

ANALIZA/ A te thashe? Doli fjala ime!

137
0
Shares

Nga Artan Fuga

Gjithnjë e më shpesh i dëgjoj këto fjalë të renditura sa në formë eksklamative aq edhe pyetëse. Pastaj të ndjekura nga fjalia pohuese : Doli fjala ime!

Zakonisht i dëgjon kur jo pak nga ata që tkon kanë dëshirë të flasin për politikën e ditës apo gjeopolitikën ndërkombëtare. Bëjnë parashikime, ndërtojnë pafund teori konspiracioniste, paraqesin hipoteza se kush po e drejton Shqipërinë, arsyetojnë për mistere të politikës shqiptare, parathonë fatin e këtij politikani, përse jo parashohin atë që do të na ndodhi si komb shekullin tjetër e kështu pa fund.

Ti e ke harruar fare atë që ke biseduar me ta një ditë apo një muaj më parë, veç kur vijnë e të takojnë pasi ka ndodhur një ngjarje e ta përplasin në fytyrë : E të thashë! Doli fjala ime!

Kam përshtypjen se të gjithëve u del fjala në Shqipërinë e sotme!

Kapacitetet parashikuese të një numri të konsiderueshëm personash u paraqiten në rritje. Ata kanë gjithmonë të drejtë. Dinë t’i paraprijnë historisë.

Si është e mundur? – pyet veten që ka kaq shumë njerëz që u duket se janë shpjegues të gjithçkaje që ndodh apo do të ndodhi në botë.

Cfarë do t’u punojë SPAK-u këtyreeeee!
Në tetor ka zgjedhje të përgjithshme.
Prite kur ta fusin brenda atë!
Europa? Ka marrë fund!
Ne e marrim statusin e çeljes së negociatave të integrimit europian pas shumë vitesh!
Europa ka rënë nën influencën serbe.

Pa fund parashikime pa asnjë provë, pa asnjë bazë të dhënash, pa asnjë referencë. Thjesht intuita, utopi, metafizikë, hamendje!

Dhe ju duket se ju del fjala për gjithçka.

Në fakt këta tipa kanë një problem psiqik ndoshta, por psikologjike padyshim.

Ata harrojnë që gjatë ditës thonë gjëra kontradiktore për të njejtën temë. Pastaj kur një ngjarje ndodh sigurisht ajo do të bjerë në vazhdimësinë e njerës nga hipotezat kontradiktore që ka paraqitur me veten e tij. Thoshte se edhe do të kishte dhunë, edhe se nuk do të kishte dhunë në 30 qershor! Sipas gjendjes psikologjike të çastit. Dhe në 1 korrik, cfarëdo të ndodhte, atij i kishte dalë fjala.

E mo të thashë?!

Ata për cdo që që ndodh i japin një kuptim fakteve që pastaj me forcë i fusin në njerën nga hipotezat ku janë fiksuar. Patjetër do të ndërrohen territoret midis Serbisë dhe Kosovës, ja ke për ta parë! E ka ndarë ShBA me Gjermaninë këtë gjë. Dhe pastaj, kur ky projekt nuk pati jetëgjatësi, tipi vazhdon : Ti e kupton Merkeli e la për një sekondë këtë opcion sepse është Brexit-i, por shumë shpejt do ta rimarrë përsëri. E pe si e thirrën Haradinajn në Hagë!!! Kot mendonn ti ëeeeee?

Më doli fjala mua, nuk flas kot unë.

Një narcizëm i çfrenuar ku lavdet e unit të vetes janë në zenith. Ky është njeriu i tranzicionit shpeshherë që i duket se të gjithë të tjerët e kanë gabim dhe ai e ka mirë.

Nga njëmijë gjëra që ka parashikuar dy a tri i kanë dalë. Për 997 hesht sepse ka gabuar në parashikimet e bëra, dhe në tre pika, rastësisht, probabilisht, faktet kanë koinçiduar me parathënat e tij dhe ato thërret si gjel në majë të plehut!

Fiks sikurse të kisha thënë, e peeeeee?

Parashikojnë historinë e ardhshme nga stolat e parkut, nga tavolina e kafenesë, nga bregu i detit, kudo ku janë, pa asnjë provë të mjaftueshme.

Në një farë mënyre imitojnë jo pak politikanë që kurrë nuk e kanë patur, nuk e kanë dhe nuk do ta kenë gabim. Edhe disa analistë që kur nuk pranojnë ta kenë patur gabim në një emision televiziv.

Nuk doli një nga këta në tridhjet vjet e të thotë: Me falni se ja kisha futur kot! Jo, të gjithë rezultojnë se kanë pasur të drejtë !

Barazohet njeriu me shoqërinë përreth tij, asgjë nuk i shpëton, i di të gjitha, duke rënë në një narcizëm dhe tautologji të pashpresë dhe mendja i mbyllet gjithmonë e më shumë.

Ai i di të gjitha,
i parashikon të gjitha,
i del fjala!

Bëj shaka t’u dalësh kundër!

Ata janë të bindur se u del fjala, dhe kjo është simptioma e sëmundjes së tyre psiqike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY