Kjo është receta e Senekës për të zhdukur ankthin

Kjo është receta e Senekës për të zhdukur ankthin

166
0
Shares

“E vërteta është se, ne dimë kaq pak gjëra mbi jeën sa ne nuk dimë me të vërtetë se cili është lajmi i mirë dhe cili, lajm i keq,” vërejti Kurt Vonnegut ndërsa diskutonte Hamletin gjatë leksionit të tij të famshëm mbi format e tregimit. “

“I gjithë procesi i natyrës është një proces i integruar me kompleksitet të gjerë dhe është me të vërtetë e pamundur të thuash nëse çdi gjë që ndodh është për mirë apo për keq,” shkroi Alan Ëatts një gjeneratë më herët në argumentimin e tij të trishtë mbi atë që njeriu nuk duhet të mendojë vetëm në termat e fitimit apo humbjes. Dhe megjithatë shumica jonë kalojnë pjesën më të madhe të ditëve tona duke u shqetësuar mbi ngjarjet që pritet të ndodhin dhe që ne mendojmë se do të jenë negative, humbje potenxiale të krijuara nga ato që ne i perceptojmë se janë “lajme të këqija.”

Në vitet 1930, një pastor e ndau ankthin në pesë kategori shqetësimesh, katër nga të cilat janë imagjinare ndërsa një e pestë, përbëhet nga “shqetësime që kanë një themel real”, të cilat ndoshta zënë “vetëm 8% të totalit.”

Një cikël lajmesh njëzet e katër orëshe që ushqehet mbi këtë pritshmëri njerëzore për keq në mënyrë të pamohueshme e ka shtuar ankthin dhe ka bërë të duket sikur 8% të jetë 98%, por në zemër të këtij realiteti shtrëngues është një tendencë e lashtë e mendjes, kaq fortë e lidhur në psikikën tonë dhe që ekziston në mënyrë të pavarur nga ngjarjet jashtë nesh.

Filozofi i madh romak i shekullit të parë, Seneka, e ekzaminoi këtë psikikë, si dhe kërkoi antidotin e vetëm real të saj, si dhe e shpjegoi njohurinë e tij të pazakontë në një korrespondencë me mikun e tij Lucilius Junior. Këto janë publikuar më pas si Letrat nga një Stoik. Këto ishin letrat që mbartin një dituri të pakohë dhe që i dhanë njerëzimit deri në ditët tona këshillat e Senekës mbi miqësinë e vërtetë dhe atë të pavërtetë, mbi disiplinën e mendjes dhe mbi kapërcimin e frikës.

Në letrën e tij të trembëdhjetë, të titulluar “Mbi frikërat e pabaza,” Seneka shkruan:

Ka më shumë gjëra… që me gjasa na frikësojnë ne nga sa ka gjëra që na sulmojnë; ne vuajmë më shpesh në imagjinatën tonë se sa në realitet.

Me një sy nga vesi njerëzor i vetë-dorëzimit dhe shqetësimit përballë katastrofave imagjinare, Seneka e këshillon mikun e tij të ri:

Ajo që unë të këshilloj është kjo, ti nuk duhet të jesh i palumtur që para se kriza të mbërrijë; për shkak se mund të ndodhë që rreziqet përballë të cilave ti je zverdhur a thua se po të kërcënojnë aty për aty, mund të mos vijnë kurrë te ty; natyrisht që ato nuk kanë ardhur.

Sipas rrethanave, disa nga gjërat na torturojnë ne më shumë nga sa duhet; disa na torturojnë ne para se të ndodhin; dhe disa na torturojnë ne ndërkohë që nuk duhet të shqetësohemi fare për to. Ne kemi vesin që të ekzagjerojmë, ose imagjinojmë, ose të presim, trishtim.

Seneka na ofron ne pak kësaj një vlerësim kritik të shqetësimeve të arsyeshme dhe atyre të paarsyeshme, duke përdorur retorikë elegante për të ndriçuar çmendurinë e keqpërodrimit të energjive tona mendore dhe emocionale në shqetësime të paarsyeshme, të cilat shkaktojnë shumicën dërrmuese të anktheve:

Është e pritshme që disa telashe do të bien mbi ne; por ky nuk është një fakt i aktuales. Sa shpesh ndodh e papritura! Sa shpesh ajo që pritet nuk vjen kurrë! Dhe megjithëse është e sigurt që e keqja do të ndodhë, nuk ia vlen që ne të dalim përpara për t’u takuar me vuajtjen tonë. Ti do të vuash mjaftueshëm kur ajo të vijë; kështu që ndërkohë këshillohet që të shohësh për gjëra të tjera të mira.

Çfarë do të fitosh ti duke vepruar në këtë mënyrë? Do të fitosh kohë. Do të ketë shumë të ndodhura ndërkohë që do të shërbejnë për të vonuar, ose për të përfunduar, ose për të kaluar te një person tjetër, sfidat që janë pranë, ose edhe aty ku je ti. Një zjarr ka kapur një rrugë për të ikur. Burrat i kanë shpëtuar një katastrofe. Në disa raste shpata ka ndaluar edhe te fyti i viktimës. Burrat i kanë shpëtuar ekzekutuesve të vet. Edhe fati i keq është i paqëndrueshëm. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo; dhe ndërkohë që pret, fati i keq nuk ka ardhur. Kështu që ndërkohë që pret, shiko për gjëra të mira.

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para se Dekarti të ekzaminonte marrëdhënien vendimtare mes frikës dhe shpresës, Seneka konsideron rolin e saj në pakësimin e ankthit te ne:

Mendja me raste e shtyn veten te format e pavërteta të së keqes edhe kur nuk ka fare shenja që të sugjerojnë ardhjen e ndonjë gjëje të keqe; ajo vërtitet në format më të këqija të ndonjë fjale me kuptim të dyshimtë; ose i bën disa pakënaqësi personale të duken më serioze nga sa janë me të vërtetë, duke menduar jo se sa i zemëruar është armiku, por se çfarë është në gjendje të të bëjë ai. Por jeta nuk ia vlen të jetohet, dhe nuk ka kufij për trishtimin tonë, nëse ne zhytemi në frikërat tona; në këtë çështje, lëre kujdesin të të ndihmojë, dhe përbuz me një shpirt të vendosur edhe kur problemi është i dukshëm. Nëse nuk mund ta bësh këtë, kundërvepro ndaj një dobësie tënde me një tjetër, dhe zbut frikën që ke me shpresë. Nuk ka asgjë më të sigurt mes atyre që ne kemi frikë se sa fakti që gjërat që ne kemi frikë bien në asgjë dhe gjërat për të cilat ne shpresojmë thjeshtë tallen me ne. Për rrjedhojë, pesho me kujdes shpresat dhe po ashtu edhe frikërat, dhe kurdo që të gjitha elementët janë të dyshimtë, vendos në favorin tënd; beso atë që ti preferon të besosh. Dhe nëse frika fiton shumicën e votave, priru në drejtimin tjetër sido që të mundesh, dhe mos e ngacmo më shpirtin tënd.

Por rreziku më i madh nga shqetësimi i pabazë, na paralajmëron Seneka, është që ky shqetësim na mban ne vazhdimisht të tensionuar përballë një katastrofe imagjinare, dhe na pengon ne që të jetojmë. Ai e përfundon letrën me një citim nga Epikuri:

“Budallai, pavarësisht të gjitha problemeve që ka, ka gjithashtu një të mirë, ai është gjithmonë i gatshëm për të jetuar.”

Leksioni i Senekës është i thjeshtë: jeta është shumë e shkurtër, thotë ai, kështu që ne bëjmë mirë ta jetojmë të tashmen me shpresë pa u frikësuar për çfarë do të na sjellë e ardhmja që nuk varet prej nesh. shtepiaelibrit.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY